Pse ministrat e BDI-së s’janë në lista për deputetë? Duraku: Garda e re nuk janë misionar, janë politikanë

min lexim

Sadulla Duraku nga Fronti Europian, ka për synim të nxjerrë deri në gjashtë deputetë në zonën e dytë zgjedhore, e madje me vota të dale edhe mbi VMRO-DPMNE-në. I ftuar në Click Plus, thotë se VLEN-in as që e konsiderojnë si konkurrent në zonën dy, por për ta konkurrenti i vetëm është VMRO-DPMNE. Kjo sipas tij mund të ndodhë për shkak numrit të banorëve shqiptarë dhe romë që votojnë në zonën 2.

“Ne konkurrent e kemi VMRO-në, nuk e kemi VLEN-in. Në zonën nr2 o Fatmir, ne duam të dalim si front të dytët ose të parët të jemi në zone. Normal sepse ka shumë shqiptarë në zonën 2. Nëqoftëse i’a shtojmë edhe romët e Shutkës edhe në Kumanovë, ne ka mundësi të dalim edhe të parët. Për këtë arsye e kam këtë synim dhe nuk merrem me VLEN-in”, tha Sadulla Duraku.

Duke komentuar listat e deputetëve, e në të cilat nuk figurojnë funksionarët e gjeneratës më të re të BDI-së, Duraku thotë se në lista janë vendosur misionarët e jo politikanët. Gjenerata e re për të janë politikanë të mire por iu duhet ende kohë për t’u bërë misionarë.

“Ali Ahmeti është misionar dhe misionin e tij e kryejnë shokët e tij që kanë qenë të misioneve. Këto garda e re nuk janë misionar, këto janë politikanë. Misionari dhe politikani dallojnë njëri me tjetrin”, u shpreh Duraku.
-Dmth politikani vrapon për post qeveritar, misionari jo?
“Misioniari nuk vrapon për post qeveritar”, deklaroi ai
-Hajde për hajr.
“Po, hajrpaç”, deklaroi ai.

Flet edhe për emra të përveçëm. Misionarë nuk i quan ende as Bujar Osmanin e as Artan Grubin.
“Ne kemi bërë një miks, edhe të misionarëve edhe politikanëve”
-Unë dua t’iu pyes juve se kush është çka? Tani doli edhe i treti.
“Mund të del si misionar më vonë edhe Bujari, një here për njëherë nuk është”
-Artani?
“Jo jo, ala i duhet Artanit, ende i duhet”
Kreshniku, Arbër Ademi?
“Gjithë janë të mirë, mirëpo janë politikanë, nuk janë misionarë. Duhet kohë për t’u bërë misionarë”, përfundoi Sadulla Duraku nga BDI.

Duraku synon deputetin e gjashtë në zonën e dytë zgjedhore dhe kjo sipas tij, mund të realizohet duke grumbulluar rreth 34 mijë deri 40 mijë vota.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Prokuroria kërkon dënimin e ish-deputetit të LDK-së dhe të akuzuarit tjetër për keqpërdorim të votave, mbrojtja lirimin e tyre

Story i radhës

Komuna e Prizrenit/ Ali Ahmeti shpallet qytetar nderi Prizrenit!

Të fundit nga