Vetëm në dy gola në 17 paraqitje në kampionat me fanellën e PSG, kanë bërë që një lum kritikash të vërshëojë drejt Lionel Messit ndërsa opinionin dënon argjentinasin për mosimpenjim në fushë me skuadrën parisiene.
Megjithatë, duket se arsyeja pse “pleshti” nuk po shpreh potencialin e plotë te francezët është tërësisht një tjetër sipas ish-futbollistit Thierry Henry. Ky i fundit thekson se prej Messi po vuan emocionalisht largimin nga Barcelona dhe tashmë në fushë nuk mundet të jetë i njëjti si në kohën kur aktivizohej për blaugranat.
“Kur Messi nisi të qante në konferencën e lamtumirës nga Barcelona nuk ishte diçka e planifikuar.
Messi ka menduar se kurrë nuk do të largohej nga katalanasit dhe kur ai moment erdhi, atëherë nuk mund të mos përfshihej emocionalisht. Pikërisht, kjo përfshirje emocionale ka lënë gjurmë te ai dhe po ndikon direkt në mënyrë të drejtpërdrejtë te paraqitjet e tij me PSG. Nuk është aspak e lehtë,
Messi ka kaluar një shok emocional”, u shpreh Henry.