Pse kaq pluhur për kryeprokurorin e ri? Mori vota nga prokurorët e Shtipit, Manastirit, Gostivarit dhe Shkupit

November 9, 2022
min lexim

Islam Abazi është shqiptari i parë që merr postin e kryeprokurorit për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në mesin e 66 votave që morri në total nga kolegët e tij, Abazi më shumë vota mori në Prokurorinë e Lartë në Shkup – 24, në Prokurorinë e Lartë në Gostivar ka mbledhur 16 vota, në Manastir 13 vota, në Shtip 7 dhe në Prokurorinë Republikane 6 vota.

“66 votat e fituara për mua janë përgjegjësi e madhe dhe motiv që unë aq sa mundem në mënyrën më të mirë dhe profesionale të udhëheq me këtë Prokurori publike që është më e rëndësishmja sepse në kompetencat e saj e ka luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Islam Abazi, prokuror.

Megjithatë zgjedhja e Abazit bëri bujë të madhe në disa media dhe por edhe në rrjete sociale. Shumë reagime kishte në lidhje me kapacitetin e Abazit që të luftojë krimin dhe korrupsionin. Për analistin Arben Ratkoceri reagimet e tilla e kanë kthyer shumë kohë më përpara.

“Realisht reagimet ndaj zgjedhjes se kryeprokurorit të ri, mua më rikthyen në një kohë tjetër në të cilën kishte goxha doza të albanofobisë nga një pjesë e shoqërisë maqedonase. Është shumë jo korrektë që të mos i jepet shansi kryeprokurorit të ri, edhe pse ne e dimë që pararendësit e tij jo që kanë bo ndonjë mrekulli në këtë vend, ndoshta do të kisha thënë që një pjesë e tyre ishin edhe në mbrojte të krimit dhe nuk e luftuan atë”, pohoi Arben Ratkoceri, analist politik.

Për Abazin u përfol edhe se shoqërohet me zyrtarë të BDI-së. Për këtë gjë u pyet edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi. Ai nuk e mohoi njohjen me të, megjithatë shtoi se e drejta për t’u zgjedhur emëruar apo votuar është një e drejtë e garantuar për çdo qytetar.

 “Ne jemi një vend i vogël. Nëse nisemi nëse njihemi apo jo, do të ishte jo-korrekte të thuhet se nuk e njohim njeriun që ishte në Prokurorinë e Lartë në Gostivar. Pra, në atë kontekst nuk është kontestuese nëse njihemi apo jo”, theksoi Talat Xhaferi, kryeparlamentar.

Abazi në garë me kundërkandidatin e tij Ermon Neziri, fitoi postin vetëm me 2 vota më shumë. Gjegjësisht dallimi ishte 66 me 64. Sipas ministrit të Drejtësisë, Nikolla Tupançevski, ligji i ri që u zbatua në këto zgjedhje tregoi disa dobësi.

 “Disa parametra mbetën të padefinuara. Në atë kuptim, do të mundohem të them përafërsisht, kreu i Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit mund të zgjidhet me vetëm një votë. Këtu do të duhet të shtohet censusi, a do të ketë nevojë për një raund të dytë zgjedhjesh, nga ndonjë kriter shtesë…”, pohoi Nikolla Tupançevski, ministër i Drejtësisë.

Por kush është Abazi, për të cilin u ngrit kaq shumë pluhur. Fillimet e tij i ka pasur si prokuror publik në Prokurorinë Themelore në Kërçovë, pastaj 5 vite ka qenë prokuror në Prokurorinë e Lartë,  ndërsa në 4 vitet e fundit ka udhëhequr me Prokurorinë e Lartë të Gostivarit, në të cilën tha se ka zgjidhur lëndë serioze dhe të rënda penale. Ka marrë pjesë në grupe të ndryshme të punës në sjelljen e ligjeve, akteve nënligjore, rregulloreve për punë të brendshme, komentim të ligjit për Prokuror publik, pjesëmarrës në grupin e punës për Ligjin për konfiskim të pronës. Për punën e tij si prokuror i Lartë është vlerësuar pozitivisht nga Prokuroria Republikane. Është i vlerësuar pozitivisht edhe në raportet e Këshillit të prokurorëve. Javën e ardhshme pritet që edhe zyrtarisht Abazi të emërohet shef i Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjykimi për rastin me vrasjen e henbollistit kroat Denis Tor vazhdon më 22 nëntor

Story i radhës

Lewandowski rrezikon shumë tani

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë