“Pse jo” – thotë Talat Xhaferi për hapjen e Kushtetutës për heqjen e 20%

April 6, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi duke komentuar paralajmërimet për heqjen e 20% që i referohet përdorimit të gjuhëve në Kushtetutë, thotë se nëse ka vullnet, mund të hapet Kushtetuta.

“Procedurat për hapjen e Kushtetutës dihet në çfarë procedure hapen, me çfarë shumice. Kështu që, nëse ka vullnet, pse jo!”, tha Xhaferi duke u përgjigjur në pyetjen e TV21.

Paraprakisht edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski është shprehur i gatshëm për çeljen e Kushtetutës, por kujtoi se duhet të bëhen diskutime mes partive politike.

Kujtojmë se Kushtetua mund të ndryshohet me 2/3 e votave në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

195 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Story i radhës

Azem Vllasi habitet me pyetjen e studentit Naser Berisha!

Të fundit nga

Këtë vit Lakrat me çmim rekord të shitjes

Kultivuesit e Lakrave sivjet janë ndarë të kënaqur me këtë kulturë bujqësore, kjo për faktin se këtë vit ato kanë pasur një çmim pothuajse trefish më të lartë krahasuar me vitet paraprake.

Pesë të vdekur nga zjarri në LA

Zjarret vazhduan të tërbojnë mbi më shumë se 27,000 hektarë në Kaliforninë Jugore, ndërsa ekuipazhet luftuan me flakët dhe më shumë se 150,000 njerëz u evakuuan, përcjell Bota sot. Të paktën pesë

Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës dhe që kanë
ShkoLartë