Pse ish-burri figuron në këngën e re të Parashqevi Simakut?

March 23, 2025
1 minut lexim

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka sjellë për publikun videoklipin e këngës së saj “Dashuria”, duke shënuar një rikthim të rëndësishëm në skenën muzikore.

Kjo këngë është pjesë e albumit të saj ‘Echoes From Iliria’, i publikuar në vitin 2006 dhe mbart një mesazh të fuqishëm artistik e emocional. Teksti i saj bazohet në poezinë e shkrimtarit të njohur Andon Zako Çajupi, duke i dhënë një dimension të veçantë artistik.

Kjo është arsyeja pse Robert Nolfe figuron në projektin e publikuar dje në Youtube.

Ky videoklip vjen pas një periudhe të vështirë për Parashqevinë, e cila është përballur me sfida të mëdha financiare dhe një situatë të pasigurt si e pastrehë. Megjithatë, rikthimi i saj u bë i mundur edhe falë ndihmës së Elton Ilirjanit, i cili e mbështeti atë në momentet më të vështira dhe e ndihmoi të rikthehej në muzikë.

Megjithatë, ka pasur disa keqkuptime lidhur me këngën “Dashuria”, pasi një pjesë e publikut nuk ishte në dijeni se ajo është realizuar fillimisht në vitin 2006 dhe nuk është një krijim i ri muzikor.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Lufta Tregtare e Trumpit po i hap Kinës dyert e Evropës

Story i radhës

Azizi: Drejtësia do të plotësohet, Qeveria është e vendosur ta zbardhë të vërtetën, do të ketë përgjegjësi për të gjithë të përfshirët në tragjedi

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë