Pse i është vënë mbrapa SPAK-u partisë së Tom Doshit? Karamuço apel Dumani

May 20, 2025
1 minut lexim

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço tha në emisionin Now në Euronews Albania se kreu i SPAK, Altin Dumani duhet të dalë në një deklaratë për mediat, ashtu siç premtoi, dhe të tregojë çfarë shkoi dhe çfarë nuk shkoi me task forcën për parandalimin e krimeve zgjedhore.

Sipas tij asnjë nga ato objektiva të parashtruara nga SPAK për krimet zgjedhore nuk u arrit, as premtimi i Dumanit se do ketë arrestime në flagrancë para zgjedhjeve.

“Dumani duhet të dalë të thotë çfarë shkoi keq dhe çfarë shkoi mirë në planin e masave të prezantuar që në janar. Ai ishte i vetmi që tha se do ketë arrestime në flagrancë para zgjedhjeve, kapja e e personave në flagrancë do shumë rrjet informativ gjë që këta menduan se do ta zbatonin por se bënë dot.

Kemi filluar nga Shkodra, Malësi të Madhe, Tiranë, Elbasan, kemi në Korçë kontrolle, Fieri është i vetmi ku ndodhi një arrestim në flagrancë. SPAK është marrë vetëm me PSD e Tom Doshit, duhet ta sqarojë vetë Dumani pse”, tha ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Salma Hayek është mishërimi i shkëlqimit me një fustan të gjelbër me xixa

Story i radhës

Profesori dyshohet se kanosi kolegen e tij në Universitetin e Prizrenit, flet avokati i tij

Të fundit nga

Kuvend/ Filipçe propozon axhendën e takimit

Kreu i LSDM-së opozitare Venko Filipçe, në seancën e Këshillit Nacional për Eurointegrime theksoi që protokollet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe puna e Komisionit për Çështje Historike, janë temat që do
sqmken
ShkoLartë