pse hena e plote e prillit eshte kaq e vecante ne astrologji 67f7ef4e80d6b

Pse Hëna e plotë e prillit është kaq e veçantë në astrologji?

April 10, 2025
1 minut lexim

Hëna e plotë e parë e pranverës, e cila quhet edhe “hëna rozë” do të ndriçojë qiellin e së premtes (12 prill 2025), për të dhuruar një shfaqje shumë të bukur qiellore, por edhe për të ndryshuar disa gjëra për shenjat e horoskopit.

Kjo ngjarje qiellore quhet “hëna rozë” për shkak të luleve phlox që çelin herët dhe sinjalizojnë ardhjen e pranverës. Duke u ngritur në qiell gjatë muzgut, Hëna e plotë e prillit do të jetë e mbuluar me nuanca të buta portokalli dhe rozë.

Nga ana astrologjike, Hëna e plotë e këtij muaji ndodh në shenjën e Peshores, e cila ka si simbolikë balancën, bukurinë dhe marrëdhëniet, e cila bie në kundërshti me Dashin impulsiv. Hëna e plotë e prillit do të sjellë një tërheqje e ndoshta edhe largim mes këtyre shenjave të kundërta, pra, Dashit (meqë jemi në sezonin e tij) dhe Peshores.

Energjia e Dashit nxit pavarësinë, ndërsa Peshorja kërkon bashkëpunim. Por, Peshorja është gjithashtu shenjë e drejtësisë dhe barazisë. Kjo do të thotë se Hëna e plotë e prillit është një periudhë ideale për të kontrolluar kufijtë, për të reflektuar mbi marrëdhënievet e tua dhe për të pyetur veten nëse jeta jote ka nevojë për më shumë harmoni. A ka ndonjë person në jetën tuaj që po të prish ekuilibrin? Ndoshta tani është momenti për të krijuar pak distancë.

Ky është gjithashtu një moment për pak zbutje dhe vendime më të qeta, si në aspektin e bukurisë, por edhe në atë emocional. Peshorja sundohet nga Afërdita, planeti i dashurisë, estetikës dhe kënaqësisë. Zbukuroje shtëpinë tënde, foli vetes me dashuri dhe nëse ke mundësi, tërhiqu pak dhe merr kohë të shërosh veten dhe ta vendosësh atë si prioritet.

Sugjerojmë kujdes të veçantë për këto 3 shenja horoskopi, të cilat do të ndikohen shumë në këtë periudhë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

presidenti begaj nderohet me titullin qytetar nderi ne gjilan 67f7ee1e2deba
Story i mëparshëm

​Presidenti Begaj nderohet me titullin “Qytetar nderi” në Gjilan

promovohet strategjia e re per arsimin e te rriturve 2025 2030 67f7f3842b7a6
Story i radhës

Promovohet Strategjia e re për arsimin e të rriturve 2025-2030

Të fundit nga

ShkoLartë