pse grate terhiqen me shume nga ky tip burri ja cfare zbulon studimi 64e781fa9920c

Pse gratë tërhiqen më shumë nga ky tip burri: ja çfarë zbulon studimi

August 24, 2023
1 minut lexim

Ka një vijë të hollë ndarëse midis besimit dhe mendjemadhësisë. Shumë burra në ditët e sotme zgjedhin të bëjnë “trimin” në sytë e shoqërisë apo grave dhe kjo i bën më tërheqës.

Carrie Haslam dhe Tamara Montrose nga kolegji “Hartpury” në Angli realizuan një studim në vitin 2015 ku përfshinë 146 gra mes moshës 18 dhe 28 vjeç. 76% thanë se po kërkonin të martoheshin, ndërsa 24% jo. Grave iu bënë pyetje në lidhje me tërheqjen dhe narcismin.

Studimi zbuloi se gratë në mënyrë të përsëritur tërhiqeshin pas burrave me përvoja të këqija. Kjo qasje mund të ketë vend në rini kur të gjithë jemi të mbushur me naivitet, por studimi zbuloi se gratë janë më të dhëna ndaj këtyre marrëdhënieve dhe më të tërhequra nga sjellja narcisiste.

Studimi tregoi se gratë që donin të martoheshin kishin më shumë gjasa t’u përgjigjeshin pozitivisht deklaratave me tipare narcisiste, të tilla si: “Më pëlqejnë burrat me autoritet” ose “një burrë që përdor manipulimin për të ndikuar në suksesin e tij në punë është tërheqës”.

Cila është arsyeja shkencore në këtë studim? Rezultatet tregojnë se burrat narcistë shihen si persona me status të lartë dhe argëtues.

“Këto tipare janë tërheqëse për gratë në raport me marrëdhëniet në çift”, shkruajnë studiuesit.

MARKETING

RENT A CAR

qeveria e kosoves njofton se do ti ndertoje 10 shtepi ne veri 64e781f76fe0c
Story i mëparshëm

Qeveria e Kosovës njofton se do t’i ndërtojë 10 shtëpi në veri

digjet vetura ne parkingun e shkolles liria ne tetove video 64e7826fb055c
Story i radhës

Digjet vetura në parkingun e shkollës “Liria” në Tetovë (VIDEO)

Të fundit nga

​26 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

Njëzet e gjashtë vjet më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit serb Sllobodan Millosheviq. Brenda
ShkoLartë