Rrezet e diellit, deti dhe pishinat e karakterizojnë më së miri një pushim veror – por kombinimi i këtyre tri kënaqësive verore mund të jetë paksa problematik për flokët tuaj
Disa femrave, e veçanërisht biondeve, flokët u marrin ngjyrë të gjelbër gjatë pushimeve verore.
Por përse flokët tuaja marrin ngjyrë të gjelbër dhe çfarë mund të bëni për këtë gjë?
Sipas Daniel Granger, pishina është fajtori prapa këtij fenomeni.
Ai ka treguar se biondet në veçanti preken nga ky fenomen, pasi që flokët e bardha kanë më pak pigmente për ta fshehur ngjyrën e gjelbër.
Nëse veçse ju ndodh ky fenomen, atëherë Granger ka një këshillë se si ta shmangni këtë problem.
Mjafton t’i lagni flokët para se të kërceni në pishinë dhe krijoni një pengesë për elementet e dëmshme të pishinës duke përdorur një sprej kondicioneri.
Është e rëndësishme që posa të dilni nga pishina t’i pastroni flokët për t’i larguar të gjitha gjurmët e ngjyrës së gjelbër.