Pse fëmija më ndërpret vazhdimisht?

August 22, 2023
min lexim

Sa herë ju ka ndodhur të bëni një bisedë të rëndësishme në celular dhe fëmija t’ju ndërpresë duke thirrur pa pushim “Mami, mami, mami”?

Kjo është shumë e bezdisshme dhe për fat të keq fëmijës i duhet kohë të mësojë të mos ndërpresë të rriturit.

Ata nuk e bëjnë qëllimisht këtë veprim, por derisa të mbushin 4 vjeç, fëmijët mendojnë se gjithçka vërtitet rreth tyre dhe nuk e kuptojnë dot që nëna mund të ketë edhe angazhime të tjera. Fëmijët nuk janë në gjendje të kuptojnë që prindi mund të jetë i zënë. Ata gjithashtu e kanë shumë të dobët kujtesën afatshkurtër dhe për këtë arsye nxitojnë të thonë menjëherë diçka që ju vjen në mendje, sepse shumë shpejt e harrojnë.

Si t’ja bëni që të shmangni sa më shumë ndërprerjen e fëmijëve?

Zgjidh vendin e duhur

Mundohuni që kur të dilni me miq të shkoni në vende që kanë ambiente të përshtatashme për fëmijë, si kënde lojërash në mënyrë që fëmijët të jenë të angazhuar ndërkohë që të rriturit bisedojnë.

Ndaj përgjegjësitë me partnerin

Mundohuni që herë pas here të ndërroni rolet me partnerin. Njëherë të kujdeset njëri për fëmijën dhe njëherë tjetri, në mënyrë që të keni kohë për t’u marrë me gjërat tuaja, të ndani biseda me miq, kolegë etj.

Lexoji shumë

Pëpriquni t’ja mësoni sjelljet e mira fëmijës duke ju lexuar shumë libra edukativë.

Bëni telefonata në momentin e përshtatshëm

Nëse keni për të bërë një bisede të rëndësishme, në vend që ta përfundoni me shumë shpejtësi sepse fëmija vjen dhe ju ndërpret, zgjidhni momentin kur fëmija është në gjumë, ose është duke parë diçka në televizor.

Jepini shembullin tuaj

Fëmijët e vegjël, sillen sipas modeleve që shikojnë, të cilat i kopjojnë më pas. Prandaj, tregojini përmes shembullit tuaj se të tjerët nuk është mirë t’i ndërpresim.

Mos u dorëzoni

Tregohuni të qëndrueshëm në faktin se ndërprerja asnjëherë nuk është gjëja e duhur për fëmijët. Ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt zhvillimit të aftësive sociale të fëmijës.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dogana arrin dhe një rekord në të hyra, mbledh 1 miliard euro

Story i radhës

Ageler: Prosperiteti dhe siguria e Maqedonisë qëndron në integrimin e vendit në BE

Të fundit nga

Ancelotti: Ta mbyllim 2024-ën me fitore

“Ne nuk kemi humbur shumë ndeshje këtë vit, por momenti më  trishtues është ndoshta humbja kundër Barcelonës këtu në Bernabeu” Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli në një konferencë për shtyp
ShkoLartë