pse e tha kete nagelsmann per yllin musiala 67dd8c04d5dd1

 Pse e tha këtë Nagelsmann për yllin Musiala?

March 21, 2025
1 minut lexim

Jamal Musiala është një nga dy lojtarët më të mirë të Gjermanisë. Ai sapo ka rinovuar kontratën me Bayern dhe ka qenë ndër emrat më të përmendur në media.

Në “garë” me të si më i miri në Gjermani është Florian Wirtz, por pa rivalitet të dëmshëm, sepse të dy shkëlqejnë bashkë kur luajnë me kombëtaren dhe ndoshta së shpejti do të jenë shokë skuadre te Bayern.

Trajneri i “Pancerave”, Julian Nagelsmann, ka bërë një deklaratë interesante pas ndeshjes me Italinë në Milano, e vlefshme për Nations League.

“Jamal duhet të ndihet sa më i lirshëm. Ai duhet të luajë futbollin e rrugës, të bëjë atë që dëshiron, pa u limituar taktikisht”, u shpreh tekniku, i cili më parë ka punuar te Bayern dhe Hoffenheim.

Nëse Carlo Ancelotti e ka dëgjuar këtë deklaratë, do t’i jetë dukur sikur Nagelsmann është shkolla “Carletto”. Italiani gjithmonë e thekson dëshirën e tij për t’i lënë yjet e sulmit sa më të lirë.

“Nëse u jep shumë detyra, i kufizon. Lojtarët nuk mbajnë mend shumë gjëra. Unë i lë të lirë, sidomos kur skuadra ka topin”. Epo, mesa duket, kështu mendon edhe Nagelsmann për yjet e tij.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

google permireson kerkimin e e mail eve ne gmail permes ai 67dd8b154431a
Story i mëparshëm

Google përmirëson kërkimin e e-mail-eve në Gmail përmes AI

poco do te prezantoje telefonat poco f7 pro dhe f7 ultra me 27 mars 67dd8cf4b95af
Story i radhës

POCO do të prezantojë telefonat POCO F7 Pro dhe F7 Ultra më 27 mars

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë