pse e mbeshtet spak un flet basha 67e3355c51aa2

Pse e mbështet SPAK-un, flet Basha

March 26, 2025
1 minut lexim

Drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha në një intervistë për emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka treguar arsyen e përkrahjes së tij ndaj Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Basha ka thënë se ai e mbështet SPAK-un pasi sipas tij vetëm përmes mbështetjes për luftën ndaj korrupsionit mund të avancohen synimet drejt integrimit evropian të Shqipërisë.

Ai ka shtuar se koalicioni Euroatlantik është i vetmi që ka dërguar në kuvend paketë ligjore për ndihmë ndaj SPAK-ut.

“Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) është një investim strategjik euroatlantik prandaj dhe koalicioni Euroatlantik ka qenë dhe është në mbështetje me vepra dhe jo me fjalë ndaj SPAK-ut. Të vetmit që kemi një vit e gjysmë që kemi dërguar paketën për ndihmën ndaj SPAK-ut dhe këta bëjnë sikur nuk e shohin e nuk e fusin as në rend të ditës ta diskutojnë e jo më ta votojnë. Quhemi koalicioni Euroatlantik dhe mbështesim SPAK-un se vetëm përmes mbështetjes për luftën ndaj korrupsionit, vetëm përmes mbështetjes për SPAK-un ne mund të avancojmë synimet tona drejt integrimit evropian të vendit. Nuk ka rrugë tjetër, nuk ka rrugë të shkurtër dhe nuk ka rrugë të fshehtë, rruga e vetme është t’i japim SPAK-ut gjithë fuqinë që e meriton për t’i shkuar deri në fund luftës kundër korrupsionit”, ka deklaruar Basha.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

foto qytetet veriore te bosnjes perfshihen nga moti i keq vjen drejt vendit tone 67e32ff55212c
Story i mëparshëm

FOTO/ Qytetet veriore të Bosnjës përfshihen nga moti i keq, vjen drejt vendit tonë

mjeku ne qkuk konfirmon vdekjen e viktimes flet per gjendjen e te plagosurit tjeter 67e33ebe27091
Story i radhës

Mjeku në QKUK konfirmon vdekjen e viktimës, flet për gjendjen e të plagosurit tjetër

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë