“Pse e blindoi PD-në?” Basha: Që të mos dëmtoheshin demokratët, askush nuk përfundoi në spital

April 3, 2022
1 minut lexim

Nga Shkodra, ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se fjala blindim i partisë është një term propagandë.

Ai tha të gjitha masat ishin të nevojshëm për mbrojtjen e demokratëve, pasi sipas tij Berisha kishte nxitur gjuhën e urrejtjes dhe dhunës.

Basha: Blindimi ehte një term propagande. Pasi unë kam dhënë dorëheqjes për t’i dhënë rrugë bashkimit, sa hapa kemi parë nga pala që goditi fizikisht PD-në? Ato ishin masa mbrojtëse nga dhuna dhe konflikti i nxitur nga njeriu që nxiti dhunë në familjen tonë. Unë kam bërë gabim disa gjëra. A nuk e kuptoni se kur dikush vjen me mjete të dhunshme ne kishin dy rrugë: largimin dhe dorëheqjen, ose marrjen e atyre masave që mos cenohej asnjë demokrat.

PD-ja mori masa që të mos dëmtohej asnjë demokrat dhe për fat të mirë asnjë demokrat nuk përfundoi në spital. Me këto merreni dhe jo me propagandën. Lulzim Basha e mori përgjegjësinë e tij, kur do ta marrë Sali Berisha për çlirimin e kësaj partie dhe heqjen e kësaj lufte që të lëvizim para të bashkuar? Kur do të ndalojë së thëni një gjë dhe të bëri një gjë tjetër Berisha? Berisha ka pushtuar selinë, por jo zemrat e demokratëve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Këto janë rregullat e reja në Liqenin e Batllavës

Story i radhës

​Petkov e quan të tmerrshme vrasjen e civilëve ukrainas në Bucha

Të fundit nga

ShkoLartë