Pse e arritën suksesin rebelët sirianë?

December 8, 2024
1 minut lexim

Për disa vite, Idlibi mbeti një fushëbetejë, ndërsa forcat e qeverisë siriane përpiqeshin të ribinin kontrollin.

Por në vitin 2020, Turqia dhe Rusia ndërmjetësuan një armëpushim për të ndaluar një ofensivë nga qeveria për të rimarrë Idlibin. Armëpushimi qëndroi në mënyrë të përgjithshme, pavarësisht luftërave të herëpashershme, shkruan BBC transmeton “Bota sot”.

Hayat Tahrir al-Sham dhe aleatët e saj njoftuan më 27 nëntor se kishin nisur një ofensivë për “të penguar agresionin”, duke akuzuar qeverinë dhe milicët e mbështetur nga Irani për rritjen e sulmeve ndaj civilëve.

Por kjo ndodhi në një kohë kur qeveria ishte dobësuar nga vitet e luftës, sanksionet dhe korrupsioni – ndërkohë që aleatët Rusia dhe Irani ishin të angazhuar me konflikte të tjera.

Grupi Hezbollah i mbështetur nga Irani kishte pësuar kohët e fundit nga ofensiva e Izraelit në Liban. Goditjet izraelite kishin eliminuar komandantët ushtarakë iranianë në Siri, dhe Rusia ishte shpërqendruar nga lufta në Ukrainë.

Pa to, forcat e Asadit mbetën të pambrojtura.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rolls Royce zbulon modelin e saj në miniaturë

Story i radhës

Xuxi ironizon me Drilonin: I preferuari i publikut nuk e dinte se kush është Ismail Kadare

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë