Pse disa kujtime i mbajmë mend, ndërsa të tjerat i harrojmë?

September 13, 2024
1 minut lexim

Një nga funksionet kryesore të emocioneve është të forcojnë kujtesën për të përmirësuar rikujtimin e përvojave që kanë rëndësi për ne.

Emocionet theksojnë aspekte të caktuara të këtyre përvojave për t’i bërë më të paharrueshme. Procesi i formimit të kujtesës përfshin regjistrimin, përpunimin, ruajtjen e informacionit, si dhe rikujtimin e tij.

Ja se si emocionet ndikojnë në fazat e formimit të kujtesës:

1. Vëmendja:

Vëmendja na ndihmon të përqendrohemi tek ajo që është më e rëndësishme për jetën tonë dhe zakonisht lidhet me gjëra të reja që kanë ndodhur.

Asgjë nuk e përqendron mendjen më shumë sesa një surprizë. Për shembull, ndonëse mund të kënaqeni shumë gjatë një bisede, një bisedë e njëjtë për herë të dytë mund të duket e mërzitshme. Intensiteti emocional ngushton fushën e vëmendjes, duke theksuar disa gjëra në kurriz të të tjerave.

2. Konsolidimi i kujtimeve:

Shumica e informacionit që marrim harrohet dhe nuk futet kurrë në kujtesën afatgjatë. Kur mësojmë një problem të ndërlikuar, kujtesa afatshkurtër lirohet dhe veprimi bëhet automatik.

Ngjarjet me ngarkesë emocionale mbahen mend më mirë sesa ato neutrale. Ju kurrë nuk do të harroni disa ngjarje, si gëzimin e lindjes së fëmijës së parë ose trishtimin që keni përjetuar gjatë nje vdekjeje. Hormonet e stresit, si epinefrina dhe kortizoli, përforcojnë kujtesën.

3. Rikujtimi i kujtimeve:

Kujtimet e përvojave emocionale të dhimbshme qëndrojnë shumë më gjatë sesa ato që lidhen me dhimbjen fizike. Ndjenjat e lëndimit mund të jenë më të rënda se dhimbja fizike.

4. “Priming”:

Kujtimet e së kaluarës shpesh nxiten ose aktivizohen nga mjedisi i dikujt. “Priming” i referohet aktivizimit të sjelljeve përmes sugjerimeve të pavetëdijshme. Qëllimi i ruajtur në kujtesën afatgjatë rikuperohet dhe vendoset në kujtesën afatshkurtër.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Konfirmohen dy mungesa të mëdha të Real Madridit

Story i radhës

Deputeti austriak: Kosova të pranohet në UNESCO në vitin 2026

Të fundit nga

ShkoLartë