Nëse Bashkimi Evropian arrin akordin, përdoruesit e iPhone do të detyrohen të përdorin të njëjtët karikues USB-C që përdorin telefonët Android.
Por pse Bashkimi Evropian po kërkon të detyrojë prodhuesit të përdorin një standard të përbashkët karikimi USB-C? Për fat jo të mirë përgjigja është shumë më tepër e komplikuar sesa qëndrueshmëria apo reduktimi i mbetjeve elektronike.
Çfarë është Direktiva e Karikuesve të Përbashkët dhe kur do të hyjë në fuqi?
Më 7 Qershor 2022 Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian arritën një marrëveshje politike të përkohshme për implementimin e nj standard të përbashkët karikimi për shumë pajisje elektronike.
Direktiva do të zbatohet duke filluar nga Vjeshta e 2024 ndërsa prodhuesit e pajisjeve kanë 24 muaj që të përshtatin harduerët e tyre.
A aplikohet rregulli i një karikuesi të përbashkët vetëm për smartfonët?
Direktiva do të aplikohet për çdo pajisje elektronike që ka bateri të rikarikueshme në 15 kategori të ndryshme pajisjesh. Për më tepër direktiva do të kërkojë që të gjithë prodhuesit e pajisjeve mobile nga smartfonët tek tabletët, kamerat dixhitale e madje konsola gaming të implementojnë karikues USB-C.
Rregulli do të aplikohet edhe për laptopët por prodhuesit e tyre do të kenë afat 40 muaj për zbatimin dhe implementimin e USB-C.
Pse Bashkimi Evropian po përpiqet të krijojë një standard të përbashkët?
Afro 11 mijë ton mbetje elektronike i atribuohen karikuesve dhe kabllove sipas një studimi të bërë në 2019-ën nga Bashkimi Evropian lidhur me impaktin mjedisor.
Direktiva e karikuesve të përbashkët do të reduktojë ndjeshëm mbetjet e plastikës dhe bakrit që përfundojnë nëpër landfille.
Si do të ndihmojë konsumatorët ligji i ri?
Direktiva do të detyrojë prodhuesit të specifikojnë performancën e karikuesve në paketim. Ligji do të harmonizojë ndërfaqet dhe teknologjinë e karikimit të shpejtë duke e bërë më të lehtë për konsumatorët të reduktojnë numrin e karikuesve duke mbajtur një teknologji të përbashkët të karikimit të shpejtë.
Konsumatorët do të incentivizohen të blejnë një karikues me teknologji të shpejtë. Ligjvënësit Evropianë thonë se qytetarëve do tu kursehen 250 milionë euro çdo vit.
Pse ka zgjedhur Bashkimi Evropian USB-C si teknologjinë e përbashkët të karikimit?
Ligjvënësit zgjodhën USB-C mbi konektorin Lightining të Apple për shkak të natyrës së tij të hapur. Ndërfaqja mirëmbahet nga USB Implementer Forum pjesë e të cilët janë mbi 1 mijë brende hardueri e softueri. Është më e lehtë të implementohet një standard i përqafuar nga të gjithë përfshirë edhe Apple.
Përtej kësaj, teknologjia USB-C ofron një shpejtësi të lartë karikimi. Versioni më i fundit USB PD mund të shtyjë deri në 240-vat tek pajisjet që e njohin këtë protokoll.
Kështu USB-C mund të karikojë nga një palë kufje wireless deri tek bateri laptopësh gaming.
/PCWorld Albanian