Presidenti i Barcelonës, Laporta, ka shtuar egon e katalanasve për rritjen e mëtejshme të klubit. Ai kërkon të ndryshojë perceptimin publik për klubin, si një klub që rritet dhe shton vlerën në marketing.
Plani ideal për të arritur te kjo rritje e brandit në nivel ndërkombëtar, sipas gazetës Sport, është blerja e sulmuesit Haaland.
Synimi i Laportës është që ky transferim të jetë mënyra perfekte e klubit për të treguar se Barcelona mund të përballojë blerjen e yjeve botërorë dhe të jetë një markë globale si para 10 vitesh.
Norvegjezi është synimi kryesor i katalanasve, por kostoja e tij mund të shkojë në 100 mln euro, nëse ende nuk dihet ndonjë klauzolë specifike për largimin e tij.
Në radhë pas tij janë dy emra të tjerë, Alexander Isak dhe Darwin Nunez. Kushtojnë më pak dhe kanë thuajse të njëjtin impakt sportivisht.
Burimi: botasot.info