Pse 90% e CV-ve të punës refuzohen?

March 4, 2022
1 minut lexim

Ju aplikoni për shumë vende të punës, por asnjëherë nuk merrni thirrje për intervistë nga ndonjë kompani. A keni menduar ndonjëherë se çfarë nuk shkon?

Nëse ka një vend të lirë pune, patjetër që dikush do të punësohet, por përse ju gjithmonë e humbni mundësinë? Sipas Telegrafi.com, ekspertët e burimeve njerëzore i kanë analizuar më thellë arsyet se përse 90% e CV-ve refuzohen dhe siç duket, “CV-të jo profesionale” janë arsyeja kryesore.

Gjërat që me siguri jeni duke i injoruar në CV-në tuaj:

1. Shumica e CV-ve tregojnë për aftësitë, por pak prej tyre flasin për përvojat. Kjo është edhe arsyeja se përse duhet ta bashkëngjitni një letër motivuese.

2. Çdo një në tre CV ka gabime drejtshkrimore. Shumica e aplikacioneve të kandidatëve për punë refuzohen shkaku i drejtshkrimit të dobët.

3. Kur aplikoni për një punë, CV-ja dhe letra e motivimit duhet të modifikohen për punën adekuate.

4. Aplikimi pa e lexuar përshkrimin e punës është një tjetër arsye se përse refuzohen CV-të.

5. Shpenzoni kohë për ta shkruar mirë dhe në mënyrë profesionale CV-në tuaj. Mos e merrni atë të gatshme në internet, por bëjeni vet dhe bëjeni shumë mirë! 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hiqet ora policore pas gati 2 vjetësh, në Tiranë u festua me fishekzjarre

Story i radhës

Si shkojnë armët e perëndimit në Ukrainë?

Të fundit nga

ShkoLartë