Partia Demokratike vijon rënien e lirë dhe këtë e tregoi sondazhi i parë i Abc News, i kryer në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, Angi Ricerche.
Analisti Roland Lami u shpreh në “Real Story” se Partisë Demokratike i rrjedhin vota dhe i shkojnë te partitë e reja.
Sipas tij, Partia Socialiste vijon të ruajë kuotat e saj dhe madje ka arritur në maksimumin e votave të majta.
“Kur ka një rrjedhja votash dhe ne duhet të kuptojmë se ku shkojnë. Është e logjikshëm se këto parti do marrin te thesi i Partisë Demokratike. PS duket se ka vendosur se nuk lejon t’i ikin vota dhe po shkon në maksimumin e saj në vota të majta”, tha ai.
Burimi: botasot.info