ps partia e popullit e jo e pushtetit rama fushate ne skrapar shpaten qe prej vitesh ishte ne zyrat e qeveritareve ia dhame drejtesise 68091c8c31a6f

“PS partia e popullit e jo e pushtetit”, Rama fushatë në Skrapar: Shpatën që prej vitesh ishte në zyrat e qeveritarëve ia dhamë drejtësisë

April 23, 2025
1 minut lexim

Nga fushata në qytetin e Skraparit kryeministri Edi Rama foli për drejtësinë dhe punën që ka bërë drejtësia ndër vite. Sipas tij që prej vitit 1912 drejtësia nuk ka pasur pavarësinë e saj, po ka qëndruar “nën çizmen e pushtetit”, por me PS në pushtet kjo gjë nuk ekziston më. Rama thotë se shpatën pushtetit që prej vitesh qëndronte në zyrat e qeveritarëve ia dha drejtësisë.

Prandaj si arsyen më të madhe për të votuar “numrin 5” në zgjedhjet e 11 majit Rama cilësoi kryesoren reformat që janë bërë në drejtësi.

“Që nga 1912 nuk ka pasur pavarësi drejtësia. Asnjëherë nuk ka pasur mundësinë populli shqiptar që të shikojë një zyrtar para gjykatësit e prokurorit të pavarur. Këto populli po i shikon se ishte vullneti ynë, që të kalonim nga e kaluara tek e ardhmja. Prandaj le të lejmë drejtësinë që të ecë drejtësia drejt dhe të punën e saj, të godasë majtas dhe djathtas. Do të ishte tradhtia e madhe për ne nëse drejtësia nuk do bënte punën e saj.

Nëse ju pyes sot të gjithëve ju e dini se kush është Altin Dumani, një prokuror i veshur me integritet dhe shumë kurajoz. Ai njihet sot sepse punon në SPAK. Mirëpo Altin Dumani nuk erdhi dje ishte këtu për vite e vite të tëra. Pse nuk i doli emri këtij? Nuk i doli se ai ishte po ai njeri, por drejtësia ishte nën çizmen e politikës. Atë shpatë që ishte në zyrën e parë të qeverisë, unë dhe ju ia dorëzuam drejtësisë.

Dhe nëse ka një arsye të madhe për ta votuar PS është pikërisht kjo që të gjithë armiqtë e drejtësisë së pavarur ua thonë për të mos na votuar. Arsyeja pse duhet votuar PS është se është partia e popullit dhe jo e pushtetit. Kjo është një arsye shumë e fortë për të shkuar në BE”, tha Rama.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

tradite e mbrapsht punetoret duhet te dalin ne rruge qe te marrin pagat 680916f04209c
Story i mëparshëm

Traditë e mbrapsht, punëtorët duhet të dalin në rrugë që të marrin pagat!

01 5 1024x556 1
Story i radhës

Shkolla “Naim Frashëri” – Studeniçan nderohet me tre mirënjohje në Ditën Ndërkombëtare të Librit

Të fundit nga

ShkoLartë