ps ne panik nga humbja e pashmangshme meta te gjithe te marrin pjese ne referendumin e 11 majit 6818ee900e791

“PS në panik nga humbja e pashmangshme”, Meta: Të gjithë të marrin pjesë në referendumin e 11 Majit

May 5, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruan se Kreu i Organizatës, duke iu referuar Edi Ramës, është në panik nga humbja e pashmangshme.

Sipas Metës, Rama i shkeli standardet europiane si kurrë më parë dhe Komisioni i Venecias e ndëshkoi plot 4 herë. Ndaj Meta bën thirrje që të gjithë të marrin pjesë në referendumin e 11 Majit.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

“Në panik nga humbja e pashmangshme dhe nga ndëshkimi i pashmangshëm, Kreu i Organizatës u bën thirrje të gjithë atyre që janë kundër mashtrimeve dhe grabitjeve të tij të mos shkojnë të votojnë.

Kur këtij i dalin kaq mirë sondazhet përse është kaq i trembur për pjesëmarrjen? Meqë nuk i dalin 71 mandate sipas sondazheve të tij përse kërkon shumicë të cilësuar? Shqiptarët as nuk kanë harruar dhe as do të harrojnë se ky i kishte i vetëm 122 kartonë në Kuvend për dy vite e gjysëm.

Mos i përdori 122 votat për t’u rritur pensionet shqiptarëve? Jo dhe jo. I përdori vetëm për të bërë ligje me porosi për klientët e tij për t’i plaçkitur dhe grabitur shqiptarët. Më shumë se gjysma e këtyre ligjeve u kallëzuan në SPAK si ligje te koruptuara, ku akoma flenë në sirtaret e tij, por që do të hetohen deri në rrënjë pas 11 Majit.

Mos vallë ky i përdori 122 votat në Kuvend për të respektuar standardet europiane? Jo. Ky i shkeli standardet europiane si kurrë më parë dhe Komisioni i Venecias e ndëshkoi plot 4 herë. Ndaj të gjithë të marrin pjesë në referendumin e 11 Majit.

Kjo do të jetë pranvera e dytë dhe më e madhe për Shqipërinë, që nga 22 Marsi 1992 ku dhe vetë socialistët do të çlirohen nga poshtërimi, që ky plaçkitës ju ka bërë jo vetëm atyre por edhe traditave më të mira që ata krijuan me sakrifica.

Më 11 Maj shqiptarët do të fitojnë barazinë para Kushtetutës dhe ligjit dhe nuk do të ketë pushtet që t’ua rrëmbejë këtë barazi! VOTO NR. Koalicionin “PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore” VOTO ILIR METAJ, QARKU TIRANË!”

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

FB IMG 1746464090341
Story i mëparshëm

Ejup Rustemi përgënjeshtron lajmin për aksident me biçiklist: “Video e manipuluar, nuk kam goditur askënd”

fsk ngrit kapacitet e xhenios luftarake 6818f7f54dd6d
Story i radhës

FSK ngrit kapacitet e Xhenios Luftarake

Të fundit nga

Banka Popullore: Rriten depozitat dhe kreditë

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot publikoi se analizuar në bazë vjetore, depozitat kanë shënuar rritje prej 11.6 për qind që del nga depozitat më të larta në të

Blero reagon ashpër pas ndarjes?

Dje në rrjetet sociale shpërtheu lajmi se këngëtari i njohur Blero mund t’i ketë dhënë fund lidhjes së tij me partneren e re, Agneta. E ndërsa ndjekësit u vërsulën për të zbuluar
ShkoLartë