PS kërkon t’i zgjasë mandatin Gjinushit, reagon ashpër deputetja e opozitës: Ka disa të vërteta të hidhura

Deputetja demokrate Flutura Açka ka reaguar në lidhje me mandatin e kryetarit të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushit.

Në një postim në Facebook ajo shprehet ndër të tjera se këtij institucioni nuk i shkon të thotë gjysmë të vërteta.

Pas tentativave të maxhorancës për të miratuar me çdo kusht zgjatjen e mandatit të Gjinushit, deputetja thekson se “Ka disa të vërteta aq të hidhura, sa një drejtuesi europian do t’i tepronin për t’u dorëhequr”.

“Akademisë së nderuar nuk i shkon të thotë gjysmë të vërteta. Ka disa të vërteta aq të hidhura, sa një drejtuesi europian do t’i tepronin për t’u dorëhequr. E vërteta është zgjedhje personale, por ndonjëherë kjo e vërtetë nuk e shpëton dot një komunitet te epërm, kür ai vendos të heshtë.

Për vërtetësi ndiqni mbledhjen e datës 12 korrik 2023 të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik”, shkruan Açka.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Jeni ekspozuar në diell, ja disa forma për tu trajtuar

Story i radhës

Van Damme do të vizitojë për herë të parë Kosovën

Të fundit nga