​PS: Kallëzimi penal i PD-së është jologjikë

March 6, 2022
min lexim

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste të Shqipërisë në Komisionin Qendrorë të Zgjedhjeve, Erdian Salianji, në një konferencë për media, ka hedhur poshtë pretendimet e Partisë Demokratë se PS po bllokojnë procesin e votimit në Vorë, madje ai tha se zgjedhjet janë duke vazhduar pa asnjë problem, përveç bashkisë së Shkodrës ku për shkak të motit ka qenë e pamundur hapja e saj.

Sipas Salianjit, problemi i PD -së për të gjetur komisionere ka shkaktuar trazira, pasi që bashkia e Vorës ka korum ligjor për të vazhduar procesin.

Salianji:Procesi zgjedhor po vazhdon normalisht

“Vazhdon procesi normalisht vetëm me një problematikë ligjore sa i përket bashkisë së Shkodrës ku një qendër votimi për shkak të kushteve atmosferike po bëhet e pamundur hapja e saj, kurse ka edhe një problematik tjetër që nuk është problematikë ligjore por është një pretendim i ngritur nga Partia Demokratike(PD) për sa i përket bashkisë Vorë në të cilin këtë pretendim do ta ndajmë në dy pjesë, pretendim joligjor dhe jologjik. Sa i përket pretendimit joligjor do të sqaroja se në bashkinë e Vorës procesi po vazhdon normalisht me korum të nevojshëm ligjor për vazhdimin e procesit me 4 dhe 5 anëtarë, si dhe me një sekretarë të emëruar kryesisht nga KQZ-ja në ato qendra të votimit në të cilat Partia Demokratike nuk ka paraqitur sekretarë. Për sa i përket problemit i cili është jologjik, është se Partia Demokratike ngreh një pretendim sa i përket emërimit të anëtarëve, emërimi i anëtarëve është një emërim ligjor i Partisë Demokratike e cila ka për detyrë t’i ofroj pranë KQZ -së banorët e bashkisë Vorë”, tha ai

Ai tha se pamundësia e Partisë Demokratike për të gjetur anëtarë të komisionit nuk është shkelje e ligjit.

Salianji:Pamundësia e PD për të gjetur anëtarë komisioni nuk është shkelje e ligjit

“Pamundësia e Partisë Demokratike për të gjetur anëtarë komisioni nuk është shkelje e ligjit. Kjo problematikë besoj e ka gjetur zgjidhjen nga vendimi i komisionarit dhe nga kasi por do të bëj me dije se Partia Demokratike edhe në këto momente që po flasim ka të drejtën dhe detyrimit të qoj komisionarët pranë qendrave të votimit dhe të ushtrojë të drejtën që jep ligji për të organizuar procesin në çdo qendër votimi me anëtarë të saj. Nuk e di pse ka ardhur kjo mosparaqitje, ka ardhur për shkak të pamundësisë të gjetjes së komisionarëve ose ndonjë shkaku tjetër në të cilin duan të bëjnë pjesë procesin”, tha ai

Derisa tha padia e cila është ngritur nga PD është jologjik, pasi që e vetmja që ka thyer ligjin është nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila ka ftuar qytetarët nga Vora që ta votojnë, kështu duke thyer heshtjen zgjedhore.

Salianji:Nëse ka pasur një shkelje në këtë proces është thyerja e heshtjes zgjedhore nga Tabaku

“ Nuk e di pse bëhet kjo padi. Nëse ka pasur një shkelje në këtë proces është thyerja e heshtjes zgjedhore nga zonja Tabaku e cila i ka bërë thirrje qytetarëve për të votuar Partinë Demokratike…Kallëzimi është pa logjik, pasi ligjërisht problemi është i zgjidhur. Ata kanë detyrime të çojnë komisionerë dhe bëjnë padi ndaj KZAZ-së pse s’na cakton anëtarë kryesisht. Një të drejtë që e kanë vetë ja kërkojnë KQZ-së. i zgjedhur kryesisht është vetëm sekretari. Ata nuk çojnë komisionerë dhe thonë pse nuk e zgjidh KQZ kryesisht”, tha Salianji.

Ndërkohë bashkia e Vorës mbeti pa kryetar pasi Agim Kajmaku u bë subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Në bashkinë Rrogozhinë ndërroi jetë kryebashkiaku Haxhi Memolla, ndërsa kryetari i Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj, dha dorëheqjen pasi garoi për deputet në listën e PS-së.

Ndërkaq në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit kanë marrë pjesë 18 kandidatë, kurse të drejtën e votës kanë 654 mijë e 538 qytetarë të këtyre bashkive.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

LIVE/ Zgjedhjet e pjesshme vendore, votohet në 940 qendra votimi për 6 bashki

Story i radhës

Skena kaotike teksa njerëzit largohen nga qyteti afër Kievit

Të fundit nga

ShkoLartë