PS i UKM studentëve: Paraqisni aplikacione për projekte dhe punime shkencore

min lexim

Parlamenti Studentor universitar i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” (PS UKM) këtë vit, së bashku me komisionin për shkencë në në PS dhe UKM, hapin thirrje publike për dorëzimin e aplikacioneve për punime shkencore dhe projekte të destinuara për studentët e UKM-së, transmeton Portalb.mk.

Studentët që do të aplikojnë duhet të dorëzojnë një aplikim të plotë, i cili duhet të përmbajë një ide të shkurtër se për çfarë do të bëhet fjalë në punim/projekt, cilat janë qëllimet, periudhën e planifikuar të produktit, buxhetin e planifikuar të detajuar dhe nënshkrimin e mentorit/profesorit.

Dorëzimi i aplikacioneve do të zgjasë deri më datë 03.12.2022, deri në orën 12:00.

Aplikimet duhet të dërgohen në emailin vijues: [email protected].

Pas dërgimit të aplikacioneve, ato do të shqyrtohen nga komisioni shkencor në UKM dhe PS, ku më pas do të shpallen ata që do të pranohen projektet dhe punimet shkencore.

“Dëshirojmë të theksojmë se punimet shkencore të përzgjedhura do të financohen plotësisht, ndërsa projektet e përzgjedhura do të bashkëfinancohen nga PS. Gjithashtu gjatë semestrit veror do të organizohet një konferencë ku do të mund të prezantohen punimet dhe projektet shkencore”, njofton PS i UKM-së.

Kjo thirrje është e dedikuar për të gjithë studentët e UKIM-së dhe thirrjet për aplikime për tema specifike do të publikohen në vazhdimësi.

“Ajo për të cilën do të përpiqemi të luftojmë këtë vit është që punimet dhe projektet shkencore të prezantohen dhe publikohen në konferenca ndërkombëtare, në mënyrë që të rritet motivimi te studentët për t’i shkruar dhe krijuar ato”, thonë nga PS i UKM-së.

Me një lëvizje të tillë të PS, ata besojnë se do të jenë një pikë fillestare që do të jetë një forcë shtytëse dhe nxitje për t’i kushtuar më shumë vëmendje veprimtarisë shkencore dhe kërkimore, por gjithashtu shpresojnë që kjo nismë në të ardhmen të jetë edhe arsyeja që Ministria e Arsimit dhe Shkencës të vendosë të ndajë më shumë fonde për veprimtarinë kërkimore-shkencore.

Burimi: portalb.mk

Story i mëparshëm

Studentët ushqehen me 2400 denarë në muaj në Maqedoni

Story i radhës

Konjuhi kritikon gjyqtarët e boksit të Kosovës

Të fundit nga