Provuan të më hiqnin qafe ditën e fundit

min lexim

Ka qenë një situatë e pabesueshme ajo në të cilën është ndodhur mbrojtësi i majtë i Barcelona-s, Jordi Alba, i cili në orët e fundit të merkatos së verës dukej se do të transferohej tek Inter-i.

Futbollisti spanjoll, me sa duket, i është ofruar klubit zikaltër nga klubi katalanas, por pa e informuar lojtarin në lidhje me operacionin e mundshëm.

Në lidhje me këtë çështje ka folur vetë futbollisti gjatë një eventi të organizuar nga Adidas: “Situata është ajo që është: klubi ka vepruar si ka dashur”, ka thënë Alba.

“Kam dashur gjithmonë të qëndroj te Barcelona, por klubi mendon për interesat e veta”, ka vazhduar mbrojtësi spanjoll.

“Gjithsesi, unë dua të vazhdoj përpara. Jo të gjithë e bëjnë, por unë jam kështu. Nuk më befason më asgjë në botën e futbollit. Do të doja të thosha më shumë, por nuk mundem”.

Domethënë, pavarësisht asaj që duket se ishte një “negociatë”, pse një tentativë, e zhvilluar mbrapa krahëve të lojtarit, spanjolli ka zgjedhur rrugën e arsyes dhe përmbajtjes për të komentuar atë që ka ndodhur”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ronaldo me mesazh të ndjerë për Mbretëreshën Elizabeth II

Story i radhës

Nuredini: Për tejkalimin e krizës energjetike nevojitet bashkëpunim i mirë rajonal

Të fundit nga