Provimi i Jurisprudencës, Ministria e Drejtësisë s’ruan dokumentet e vjetra

November 29, 2022
min lexim

Shkup, 29 Nëntor – Komisioni, i cili formohet nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, gjegjësisht, Komisioni për Vlerësimin e Plotësimit të Kushteve për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës u ka mundësuar qindra studentëve të japin provimin e jurisprudencës pa plotësuar kushtet. Alsat jozyrtarisht mëson se në atë kohë, kryetar i këtij komisioni ka qenë Gale Galev, ndërsa anëtarë Ixhet Memeti dhe Faik Arsllani, të gjithë këta, të propozuar nga ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Adnan Jashari.

 

Nga Ministria e Drejtësisë nuk mund ta vërtetojnë nëse rreth 400 studentë kanë dhënë provimin e jurisprudencës pa pasur kreditë e mjaftueshme sepse siç thonë, dokumentet e vjetra nuk ruhen.

“Në lidhje me pretendimet e KSHPK për mungesë të dokumentacionit për dhënien e provimit të jurisprudencës së Xhaferit, ju informojmë se në përputhje me nenin 27 nga dispozita për funksionimin e zyrës dhe arkivit, ministri i Drejtësisë sjell çdo vit listë të materialit të dokumentuar me afat për ruajtjen e tyre për nevojat e Ministrisë së Drejtësisë.  Në lidhje me afatin e ruajtjes së dokumentacionit në Ministrinë e Drejtësisë, ka qenë praktikë e deritanishme që dokumentet e kandidatëve, përkatësisht kërkesat dhe dokumentacioni tjetër shoqërues për dhënien e provimit të jurisprudencës të ruhen një vit”, Ministria e Drejtësisë.

Nga ana tjetër, rektori i Universitetit të Evropës Juglindore Bexheti thotë se ka pasur gabime teknike administrative. Sipas tij nuk bëhet fjalë për 437 studentë, por shumë më pak.

“Nuk janë dhënë diploma, të jemi të qartë, janë dhënë vërtetime në të cilat figuron numri i kredive, ku shkruan 180 kredi dhe kjo do të thotë është e barabartë me studime trevjeçare. Megjithatë dikush dëshiron  t’i interpretojë ndryshe dhe në një farë mënyre të krijojë huti. Por, e them është gjysmë e vërtetë, një pjesë është e vërtetë sepse në vitin 2011 ka filluar zbatimi i vendimit, dhe kur është rregulluar mes vitit 2011 dhe 2012 ka pasur raste të tilla kur vërtetimet janë dhënë me theksim të gabueshëm të titullit. Megjithatë nga vitit 2012 e këndej gjithçka është në rregull. Në thelb nuk ka gabim, ka gabim teknik administrativ në atë periudhë dhe numri nuk është 437, por më i vogël se 200”, tha Abdylmenaf Bexheti, rektor i UEJL-së.

Qindra studentëve, në mesin e të cilëve edhe djali i kryeparlamentarit Talat Xhaferi, Barlet Xhaferi në vitin 2015 ju është mundësuar që të japin provimin e Jurisprudencës pa plotësuar kushtet. Djali i Xhaferit në dhjetor duhet të përfundojë Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik dhe pritet që të përmbushë ndonjë prej vendeve të lira për gjykatës ose prokurorë.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mori kredi në 2013 për këngën e Eminem, por ja sa është sot pasuria e Bebe Rexhës!

Story i radhës

(VIDEO) Presidenti gjerman: Askush nuk mund të premtojë se RMV do të hyjë në BE në vitin 2030

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë