Provat kundër Dani Alves mund të jenë atletet e tij të bardha

Atletet e bardha mund të jenë dëshmi kundër Dani Alves në një rast përdhunimi.

Alves pranon se ka pasur një marrëdhënie seksuale me një vajzë nga klubi, por mohon akuzat për përdhunim.

Dje dy miqtë e vajzës që akuzuan futbollistin për përdhunim konfirmuan versionin e saj të ngjarjes. Ata deklaruan se viktima ka hyrë në tualet me insistimin e lojtarit.

Cristobal Martel, avokati i Alves, këmbëngul se pamjet e kamerave nga zona VIP e Sutton Club tregojnë se Dani hyri fillimisht në tualet, por avokati këmbëngul se Dani nuk e ka thirrur vajzën pas tij.

Atletet e bardha mund të luajnë një rol të rëndësishëm në vendosjen e së vërtetës në këtë moment.

Sipas La Vanguardia, duke cituar burime mes akuzuesve, ka disa të dhnaë që tregojnë atlete të bardha që i përkasin të akuzuarit.

Avokatët e brazilianit pohojnë se atletet e bardha nuk janë të Dani Alves, por të një vizitori tjetër të klubit të natës, i cili ndodhej në tualetin e klubit Sutton.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ndalet në barazim edhe Lushnja

Story i radhës

MPJ përgënjeshtron se është arritur marrëveshje në mënyrë reciproke festimi i përbashkët i Goce Dellçevit

Të fundit nga