Protestojnë sërish punëtorët e sigurimit fizik në KEK

Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në KEK ka njoftuar se sot nga ora 10:00, do të mbaj një protestë paqësore, fillimisht në sheshin “Zahir Pajaziti”, dhe pastaj para zyrave të KEK-ut.

Sipas kryetarit të Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica, protesta është organizuar në shenjë proteste kundër vazhdimit të tenderimit të paligjshëm të këtij departamenti, pagave të ulëta, dhe kushteve të rënda për punonjësit e sigurimit fizik në KEK.

Kujtojmë se punëtorët e sigurimit fizik në KEK, kishin protesuar edhe para disa muajve para objektit të kësaj kompanie dhe të Qeverisë së Kosovës.

Ata kishin kërkuar kthimin si punëtorë të KEK-ut dhe jo të tenderohen vazhdimisht siç thanë jashtëligjshëm në sektorin privat. Si shenjë pakënaqësie ata kishin hedhur edhe vezë para zyrave të KEK-ut në kryeqytet. 

Story i mëparshëm

Ukraina nuk ka marinë, por po dërrmon Rusinë në Detin e Zi

Story i radhës

20 shkurti, Tabaku bën paralajmërimin e fortë: Betejë vetëm në kuvend, të bashkohemi në propozime

Të fundit nga