Protestë para Qytetit të Shkupit, Dudush: Është raciste që dy vjet 40 mijë banorë t’i lësh pa autobusë

November 22, 2024
1 minut lexim


Dorëheqje nga Danella Arsovska kërkuan banorët e Shuto Orizarës të cilët për shkak të borxhit të papaguar ndaj transportuesve privatë, tashmë dy vjet stërmundohen me autobusin numër 19 i cili është linja e vetme që qarkullon deri këtë lagje.

“Paguajmë për biletë nga 1400 denarë e tani duhet të paguajmë edhe për taksi për të shkuar në punë? Kjo po ndodh tashmë dy vjet, jo një. Është shumë…si nuk i vjen turp? – tha një banore e Shuto Orizarës.


“Thanë se do të ketë transport falas…Ku është? – shtoi një tjetër banore e Shuto Orizarës.

“Aty shkruan për 2 minuta, tre orë nuk ka autobus”, u shpreh një tjetër banore.


Në protestë u bashkëngjitën studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme që janë të pakënaqur me shërbimet e NQP-së.

“Nëse do të shkosh diku, duhet të lutesh që të vijë autobusi. Nëse vjen është i stërngarkuar sepse njerëzit kanë pritur tashmë dy orë…nuk është e sigurt që të ngjitësh në një autobus të tillë”, tha studentja.


“Unë jam student në fakultetin e elektromekanikës…udhëtoj nga Novo Lisiçe dhe për këto dy vjet shumë është dobësuar cilësia e autobusëve”., theksoi studenti.

Kryetari i Komunës së Shuto Orizarit, Kurto Dudush, ka kërkuar shlyerjen e menjëhershme të borxhit ndaj transportuesve privatë. Ai thotë se nuk ka fare komunikim personal me Arsovskën, sepse ajo ishte e paqasshme për të. Dudush konsideroi se ka humbur ndjenjë për realitet nga qëndrimi i tepërt në zyrë.

“Është raciste, diskriminuese, çnjerëzore dhe e papërgjegjshme të lihen 40 mijë qytetarë pa transport për dy vjet”, deklaroi Kurto Dudush – kryetar i Shuto Orizarës.

“Për interesa personale, konflikte partiake apo politike, studentët dhe gjimnazistët nuk duhet të pësojnë”, potencoi Aleksandar Nikollovski – Asambleja e Universitare e USHKM.

Ditën e djeshme është tejkaluar problemi me autobusët e NQP-së që u zhdukën nga rrugët për shkak të mungesës së naftës. Këshilli i Qytetit miratoi një konkluzion për vazhdimin e bashkëpunimit me Qeverinë në të ardhmen me qëllim normalizimin e plotë të situatës me transportin urban.



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Reagon Qyteti i Shkupit: Pas protestave qëndron VMRO-DPMNE, Dudush synon përkrahjen e partisë në pushtet!

Story i radhës

Moti i keq rrëzon pemët në kryeqytet, Veliaj apel qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë