Protestë në Luboten/ Banorët kundër uzurpimit të tokës – të implikuar biznesmenë, funksionarë aktual e të dikurshëm!

min lexim

 

Qindra banorë të fshatit Luboten kanë protestuar në hyrje të fshatit kundër, siç thonë, uzurpimit të tokës të cilën banorët e kanë shfrytëzuar për të mbajtur plehrat e nevojshme për të mbjellat e tyre.

Kreu i Bashkësisë Lokale, Rexhep Imeri, ka akuzuar se në këtë uzurpim të ndikuar nga biznesmeni, Nexhmedin Fazliu, janë të implikuar edhe ish-Kryetari i Komunës së Butelit por edhe ish-Ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, e zyrtarë të tjerë.

Akuzojnë edhe kreun e ri të Butelit po edhe funksionarët e ri të Qeverisë.

“Në takimin që kishim me ish-Ministrin e Bujqësisë, Lupço Nikolovskin si dhe Drejtorin e Inspektoratit të Bujqësisë, Jane Stankovski, u dakorduam se ka pika në të cilat mund të prishet kontrata, por ajo ishte vetëm fjalë momentale, sepse I njëjti ministër nuk bëri asgjë, madje vlerësoi se toka duhet t`i jepet atij. Në kërkesën tonë që e bëmë në fillim të shkurtit 2023 deri tek Inspektorati I Bujqësisë, kërkuam që të dalin dhe ta vërtetojnë gjendjen faktike të tokës së papunuar, por ata nuk iu përgjigjën kërkesës sonë port ë Nexhmedin Fazliut dhe shkruajtën se toka qenka e punuar. Me ndryshimin e Qeverisë përsëri dërguam kërkesat tona dhe shpjeguam rastin në organet kompetente, por deri tani përsëri nuk kemi ndonjë rezultat. Kërkesat e reja u dërguan deri tek Qeveria, Parlamenti, MPB, Ministria e Bujqësisë si dhe deri tek Inspektorati Shtetëror I Bujqësisë” – tha Rexhep Imeri.

Kryetari i Bashkësisë lokale akuzon biznesmenin se ka tentuar ta korruptojë duke i dhënë mito për ta heshtur rastin.

Thotë se kanë bërë edhe peticion të cilin e kanë dorëzuar deri tek të gjitha organet e shtetit.

“Ajo është uzurpimi I tokës që I takon fshatit tonë që nga stërgjyshërit tanë, e që nga personi I lartëpërmendur në rrethana të panjohura e ka marrë në uzurpim për përfitime personale. Kjo shihet nga kontrata dhe procesverbali I mbajtur nga njerëz nëpër zyrat e tyre, pa mos e verifikuar se si qëndron puna në realitet me atë tokë. Kjo tokë I ka takuar fshatit, në të cilën, fshatarët që të mos I bëjnë dëm tokës së mbjellur kanë mbajtur bagëtitë e tyre, një periudhë kohore është shfrytëzuar nga ushtria e shtetit kurse më pas ka tentuar ta merr në shfrytëzim Shoqata e Gjuetarëve por fshatarët e kanë ndaluar. Nga momenti që këtë vend e ka lëshuar ushtria, fshatarët e kanë shfrytëzuar këtë vend për t`i mbajtur plehrat e tyre. Kjo mënyrë e shfrytëzimit të tokës ka vazhduar deri në fund të 2022, edhe pse personi Nehxbedin Fazliu e ka patur në koncesion tokës, ai as edhe një sekondë nuk e ka punuar këtë tokë” – tha Rexhep Imeri.

Banorët njëzëri kërkuan që organet të reagojnë dhe të ndalin punimet në të kundërt do të protestojnë edhe para institucioneve qeveritare. Thanë se nuk mbajnë përgjegjësi për atë se çfarë mund të ndodhë në ditët në vazhdim sepse ndjehen të provokuar nga personi i lartë përmendur. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

Story i mëparshëm

Kevini këshillon Edin: Në fund, ti do dalësh keq

Story i radhës

Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor

Të fundit nga