Protestë në Komunën e Sarajit për mungesën e autobusëve 56 dhe 56A

November 4, 2022
1 minut lexim

Me orë po presin për t’u ardhur autobusi me numër 56 dhe 56 A. Ndërsa kur vjen mezi hynë në autobus, ndonjëherë voziten edhe me dyer të hapur prej rrëmujës së madhe. Nxënësit kërkojnë që kjo linje të shpeshtohet dhe të jetë e rregullt, raporton Klan M.

Për shkak të mungesës shpesh ndodh edhe që të vonohen në shkollë dhe të ndodh ndonjë incident brenda autobusit.

“Problemi nuk është zgjidhur. Kemi organizuar protestë por nxënësit me presionet të cilat I kanë si nga institucionet arsimore dhe shkollore por edhe nga trema që e kanë para kamerave. Por unë kam këtu kërkesën që është me nënshkrime të nxënësve të cilët i shprehin pakënaqësitë të cilët nuk janë të kënaqur me transportin publik të cilin e kanë”, deklaroi nxënësi Yll Rustemi.

Për ta zgjidhur problemin nxënësit u takuan me drejtorin e Ndërmarrjes Transportuese Publike. Ai u premtoi se prej të hënës NPQ do të bëj kontrolle sa udhëtarë a janë shtuar dhe në bazë të numrit brenda një jave eventualisht dy do të lëshohen autobusë shtesë.

Burimi: portalb.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mbështetësit e Khanit organizojnë protesta mbarëkombëtare

Story i radhës

Bëhet lojtari më i shtrenjtë në botë

Të fundit nga

Eva Imeri “shkund” skenën greke

Këngëtarja shqiptare, Eva Imeri ka një kohë që është zhvendosur të jetojë në Greqi. Përveç jetesës, ajo po e vazhdon edhe karrierën e saj si këngëtare, shkruan “Bota sot”. Ajo së fundi,
ShkoLartë