PROTESTË me 25 shkurt në Shkup, shkaku i rrymës së shtrenjtë

Oda Ekonomike e Energjetikës do të protestojë më 25 shkurt para Qeverisë së bashku me kompanitë vendase, ku do të ritheksojnë kërkesat dhe zgjidhjet e situatës me krizën energjetike. Më 24 janar, Oda Ekonomike e Energjetikës ka paraqitur kërkesa në Qeveri.

Një nga kërkesat është shkarkimi i ministrit të ekonomisë, drejtorëve dhe kryetarëve të caktuar kompanish dhe vendosja e ekspertëve në vend të tyre. Sipas tyre, me zgjidhjet e tyre do të mund ta shpëtojnë vendin nga kriza.

Oda Ekonomike e Energjetikës thotë se shteti duhet të ndajë para nga buxheti për kompanitë për t’i ndihmuar ata të kapërcejnë krizën energjetike. Me probleme po përballen edhe kompanitë e industrisë së tekstilit. Andaj thonë se duhet subvencionim urgjent për energjinë elektrike.

Përballë ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili dje tha se 170 milionë euro i kanë kushtuar vendit deri më tani krizën energjetike dhe të ngrohjes, Oda Ekonomike e Energjetikës thotë se kriza do t’i kushtojë vendit një miliardë euro.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

VMRO-DPMNE: Pse u ndal rryma pikërisht kur Mickoski jepte llogari për punën e bërë?

Story i radhës

Ky është shkaku i ndërprerjse së energjisë elektrike sonte në Shkup

Të fundit nga