Një moment i pazakontë është parë sot para ambienteve të Prokurorisë së Tiranës.
Një shtetase nga Kolumbia ka vendosur të protestojë nudo para Prokurorisë për shkak të zvarritjes së hetimeve. Bëhet fjalë për Claudia Sofia Cameron Jaimes, e cila është kapur me 8 gram kanabis kur ka ardhur nga Kolumbia për në Shqipëri në Aeroportin e Rinasit.
Momentalisht, ajo është duke u hetuar me masën ‘Detyrim paraqitje’ dhe ka shkuar në Prokurorinë e Tiranës për të kërkuar pasaportën dhe mbylljen e procesit hetimor.
Ndërkohë, Prokuroria thotë që janë në pritje të akt-skspertimit.
Sakaq, mësohet se e reja ka ardhur në Shqipëri për të filluar punë në një lokal, por u ndalua në Rinas. Ajo ka pretenduar se është përdoruese, por deri akoma nuk ka dalë përgjigja e ekspertizës.