Protestat që po lëkundin pushtetin e Vuçiqit

July 18, 2023
min lexim

Çdo ditë e më shumë po rriten pakënaqësitë ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiqit në Serbi.

Që prej muajit maj kur u vranë 18 persona me armë zjarri, protestat nuk janë ndalur në Beograd.

Shumë qytetarë, vlerësojnë se presidenti, Aleksandar Vuçiq është përgjegjës për polarizimin e skajshëm të shoqërisë serbe.

E njëri nga protestuesit më të zëshëm është Gjorgje Miketiq, deputet i Parlamentit të Serbisë nga partia “Zajedno”.

Miketiq thotë se përgjatë një dekade sa është në pushtet Vuçiq, Serbia është transformuar në një shtet autoritar.

“Në Serbi kemi një regjim autokratik, ku çdo gjë kontrollohet nga një njeri. Aleksandar Vuçiq ka një dekadë që është në pushtet dhe përgjatë kësaj periudhe ka pasur shumë dhunë, polarizim dhe shkatërrim të opozitës. Mediet kryesore me frekuencë nacionale janë tërësisht të kontrolluara nga kriminelët e luftës, të cilët i shfrytëzojnë ato medie për të nxitur dhunë dhe propagandë. Kurse në baza ditore sulmohen dhe linçohen figurat e pavarura në Serbi, të cilët janë pjesë e shoqërisë civile dhe politikanë që mendojnë ndryshe”, deklaroi ai.

Politikani i majtë, tregon se opozitarët e ekstremit të djathtë në Parlamentin e Serbisë i kontrollon Aleksandar Vuçiq për interesa të veta.

Sipas Miketiq, Vuçiqit i duhen sa më shumë radikalë në opozitë që në fund të duket ai më liberal në sytë e botës.

“Një pjesë e opozitës e ekstremit të djathtë kontrollohet tërësisht nga Aleksandar Vuçiq. Kjo është një strategji që ai e ka shfrytëzuar me vite të tëra, duke dashur të tregoj para botës se sa më liberal është ai krahasuar me opozitën që ka. Ata nuk kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër tij, prandaj kjo protestë e ka treguar fytyrën e vërtetë të tyre”, vlerësoi Miketiq.

Ai thotë se sanksionet e Uashingtonit ndaj Vulinit që është një njeri shumë i besueshëm i Vuçiqit, tregojnë se më askush nuk është i paprekshëm në Serbi.

“Kërkesë e jona që nga fillimi i protestave ka qenë që Aleksandar Vulin të shkarkohet. Jo vetëm për ato se çfarë kanë thënë zyrtarët amerikan, por për ato gjëra të tmerrshme që ai i ka bërë gjatë viteve të 90-ta si një person i afërt me regjimin e Slobodan Millosheviqit. Ai është një radikal dhe i afërt me Moskën. Prandaj gjëja me rëndësishme është se këto protesta kanë treguar se askush nuk është i paprekshëm në Serbi”, tha Miketiq.

Në anën tjetër, Presidenti Serb, Aleksandar Vuçiq ka akuzuar fuqitë e huaja se kanë gisht në financimin e këtyre protestave.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aksident i rëndë në rrugën rajonale Gostivar-Çegran, lëndohet rëndë një i mitur

Story i radhës

Daja: Nuk do të mbrohemi nesër, edhe pse kemi fituar ndeshjen e parë

Të fundit nga

ShkoLartë