protestat nuk ndalin zrre ne hasanaj paralajmeron padi 67fac1629246a

Protestat nuk ndalin ZRRE-në/ Hasanaj paralajmëron padi

April 12, 2025
min lexim

Të premten që lamë pas, në Prishtinë u mbajt një protestë qytetare kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Pavarësisht kundërshtimeve të shumta nga qytetarët e Kosovës, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), në një mbledhje të mbajtur po atë ditë, vendosi të rrisë çmimin e energjisë për 16%.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar për gazetën “Bota sot” Luan Hasanaj, përfaqësues i iniciativës “Asnjë Cent Më Shumë”, një prej organizatorëve të protestës.

Ai e ka cilësuar vendimin e ZRRE-së si të padrejtë, duke akuzuar institucionin se po mbron interesat e korporatave dhe jo të qytetarëve.

“Vendimi i ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë me 16% është i padrejtë dhe i papranueshëm. Ai tregon qartë se ky institucion nuk po funksionon në shërbim të qytetarëve, por po i mbron interesat e korporatave, në dëm të familjeve të zakonshme në Kosovë që tashmë përballen me çmime të larta dhe kushte të rënda ekonomike”, ka thënë ai.

Më tej, Hasanaj ka folur edhe për protestën e së premtes, duke shprehur zhgënjimin që, sipas tij, zëri i qytetarëve nuk është dëgjuar.

“Zëri i qytetarëve nuk është dëgjuar, por kjo nuk do të thotë që ai do të heshtet. Ne kemi filluar një mobilizim qytetar, dhe protesta e sotme ishte vetëm një nga hapat. Protestat do të vazhdojnë, me formate të ndryshme dhe në rritje. Nuk do të ndalemi, sepse kjo nuk është një çështje politike – është një çështje jetese, drejtësie dhe dinjiteti”, ka potencuar ai.

Gjithashtu, ai ka paralajmëruar ndërmarrjen e hapave ligjorë kundër vendimit të ZRRE-së.

Sipas tij, tashmë janë angazhuar ekspertë dhe juristë me qëllim që kjo betejë të çojë përpara në rrugë institucionale.

“Në ditët në vijim, do të iniciojmë edhe padi në gjykatë për ta kundërshtuar këtë vendim në rrugë ligjore. Kemi angazhuar ekspertë dhe juristë për ta çuar këtë betejë deri në fund.

Ky vendim nuk është final. Qytetarët e Kosovës nuk do ta pranojnë një rritje që rëndon padrejtësisht mbi ta. Sa më shumë heshtje kërkohet prej nesh, aq më shumë zëri ynë do të rritet”, ka përfunduar Hasan për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

sa ka kushtuar lacivita pergjigjet boci prisni 60 dite 67fab803a0ff8
Story i mëparshëm

Sa ka kushtuar LaCivita? Përgjigjet Boçi: Prisni 60 ditë

boksieri shqiptar shkelqen ne gjermani 67fac522155d9
Story i radhës

Boksieri shqiptar shkëlqen në Gjermani

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë