protestat e studenteve serbe rrethojne rtv shteteror kerkojne doreheqjen e drejtuesve 67ffba60e7c22

Protestat e studentëve serbë/ Rrethojnë RTV shtetëror, kërkojnë dorëheqjen e drejtuesve

April 16, 2025
min lexim

Zemërimi i Studentëve Serb për tragjedinë e ndodhur në Novi Sad Vijon. Prej më shumë se 24  orësh protestuesit kanë bllokuar Radio Televizioni Publik të Serbisë në Beograd  duke akuzuar median shtetërore se pavarësisht se paguhet nga taksat e qytetarëve, ajo nuk ka raportuar objektivisht protestat e Studentëve në Serbi. Studentët kanë dorëheqjen e Goran Karaxhiq drejtuesit të Televizionit Publik të Serbisë duke thënë se ky institucion duhet të tregojë nese i shërben regjimit apo qytetarëe.

Protestat kanë  nisut këtë të mërkurë edhe një qytetin e Kraljevës me studentët që kanë bllokuar qarkullimin në 4 kryqëzimiet e këtij qyteti. Ata kanë paralajmëruar se protesa e tyre e quajtur “Pompo, pompo ujin e Ibrit” do të zgjasë deri në mesnatë.

Një tjetër grup Studentësh Serbë të cilët u nisën në një rrugë prej 1300 kilometrash me biçikleta mbërritën këtë të mërkurë në Strasbourg me qëllim për të tërhequr vemendjen e Bashkimit Europian ndaj korrupsionit dhe shkeljes së lirive demokratike në Vendin e tyre.

Pas udhëtimit të tyre 13 ditor përmes Hungarisë, Sllovakisë, Austrisë dhe Gjermanisë ata mbërritën mrëmjen e 15 prillit në Strasbourg. Këtë të mërkurë 16 minuta heshtje u mbajt në Beograd, Kraljevë si dhe në Strasbourg në nder të 16 personave që humbën jetën në tragjedinë e Novi Sadit si pasojë e shembjes së një Strehe në një Stacion Treni në 1 nëntor të vitit të shkuar.

Në Strasbourg Studentët Serbë lexuan një letër drejtuar Këshillit të Europës, Parlamentit Europian dhe Presidenti Francez Emmanuel Macron. Nuk erdhëm këtu sepse ishte e lehtë por sepse ishte  e nevojshme. Ne vijmë nga një vend ku studentet kanë humbur besimin se ndryshimi ështv I mundur thane studentët ndërsa shtuan se kanë mbërritur në Strasbourg sepse ata refuzojnë të dorëzohen dhe sepse besojnë se ende kanë shpresë për një të ardhme më të mire me dinjitet. Studentët Serbë I bënë thirrje presidentit Francez Emanuel Macro t’iu bashkohet atye me Bicikletë në Starsbourg ndërsa shprehën se ata nuk kanë shkuar atje si të rinjë që braktisin Serbinë , por për ta bërë Serbinë si Europa ku të drejtat e njeriut respektohen.

Që prej nëntorit me qindra mijëra persona kryesisht student iu janë bashkuar protestave të vazhdueshme në Serbi për ti kërkuar llogari qeverisë për tragjedinë e NOVI Sadit. Presidenti Vucic thotë se protestat janë organizuar nga aktor destabilizues të jashtëm, por studentët thonë se kjo është një luftë kundër korrupisonit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

watchos 12 mund te vije me vecori inteligjence cfare te pritet nga apple 67ffb7c93dfd5
Story i mëparshëm

​WatchOS 12 mund të vijë me veçori inteligjence, çfarë të pritet nga Apple

haradinaj abdullah babalija ishte mik i mire e luftetar i zoti 67ffbb125020e
Story i radhës

Haradinaj: Abdullah Babalija, ishte mik i mirë e luftëtar i zoti

Të fundit nga

PDK-ja sot mban konferencë për media

Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media. Kjo konferencë pritet të mbahet me fillim nga ora 11:00 në selinë qendrore të kësaj partie. PDK-ja nuk e ka zbuluar

Prirja e votës dhe projeksioni në nivel kombëtar

Barometri Euronews Albania ka realizuar matjet përfundimtare për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Konkretisht është realizuar matja e pestë kombëtare ku janë pyetur 1600 qytetarë nga data 24 Prill – 04

Horoskopi ditor, e Martë 6 Maj 2025

Dashi Dashuria: Jeta private mban surpriza. Sot disa kriza dashurie mund të zgjidhen si në favor ashtu edhe kundër, dhe do të keni të drejtën e fjalës së fundit. Edhe për beqarët
ShkoLartë