Protestat e dhunshme pas largimit të presidentit, qeveria e re në Peru shpall gjendjen e jashtëzakonshme 30-ditore

December 16, 2022
1 minut lexim

Qeveria e re e Perusë ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme kombëtare 30-ditore për të shuar demonstratat e dhunshme që kanë tronditur vendin pas rrëzimit dhe arrestimit të presidentit Pedro Castillo një javë më parë .

Masa e shpallur të mërkurën pezullon të drejtën për t’u mbledhur dhe lëvizur lirshëm në të gjithë vendin dhe vjen pak para festave të Krishtlindjeve kur njerëzit zakonisht udhëtojnë më shumë për të vizituar familjen.

Deklarata gjithashtu fuqizon policinë të kontrollojë shtëpitë e njerëzve pa leje apo urdhër gjyqësor. Otarola tha se mund të vendoset edhe një shtetrrethimi gjatë natës.

“Me këtë masë, ne kërkojmë të garantojmë rendin, vazhdimësinë e aktiviteteve ekonomike dhe mbrojtjen e miliona familjeve”, shkroi në Twitter ministri i Mbrojtjes i Perusë, Luis Otárola, pasi vendimi u mor në një mbledhje të kabinetit.

Ai shtoi se qeveria nuk kishte vendosur ende nëse do të vendosej një shtetrrethim në vend apo jo.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tensionet në veri, Kraki: Kosova të mos bie pre e presioneve! E kemi fituar njëherë ndeshjen me Serbinë

Story i radhës

Gerard Pique shijon pushimet romantike me të dashurën Clara Chia në Praga

Të fundit nga

ShkoLartë