protesta te zrre ja deklarohet policia aktiviteti nuk ishte paralajmeruar 67ed05df0560d

Protesta te ZRrE-ja, deklarohet policia: Aktiviteti nuk ishte paralajmëruar

April 2, 2025
1 minut lexim

Disa prej anëtarëve të grupit “Asnji cent më shumë”, mëngjesin e sotëm e kanë zhvilluar një aksion te zyrat e Zyrës Rregullative për Energji.

Ky aksion u zhvillua si shfaqje e pakënaqësisë ndaj paralajmërimit për rritjen prej 15 për qind të tarifave të energjisë elektrike.

Lidhur me këtë aksion, u deklarua edhe policia.

Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, tha se pjesëmarrësit në fjalë kanë zhvilluar një aktivitet të paparalajmëruar.

“Të njëjtit kanë shpërfillë urdhrat e zyrtarëve policor dhe kanë penguar disa zyrtarë të hyjnë në zyrat e tyre”, tha ajo.

“Duke u gjendur në rrethana të tilla, policia ka shoqëruar në stacionin policor 12 prej protestuesve dhe aktualisht të njëjtit janë duke u proceduar konform autorizimeve policore në koordinim me Prokurorin e shtetit”, theksoi Ahmeti

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

dyshohet se vodhen mbi 41 mije euro ne durres lihet ne burg irlandezi 67ecfc7bd14ec
Story i mëparshëm

Dyshohet se vodhën mbi 41 mijë euro në Durrës, lihet në burg irlandezi

ancelotti po e konsideron largimin nga real madridi per kater arsye 67ed099c169f9
Story i radhës

Ancelotti po e konsideron largimin nga Real Madridi për katër arsye

Të fundit nga

​Bie borë në Kosovë

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, aktualisht po bie borë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën parashihet një ndryshim i shpejtë në shtresat e ulëta dhe të mesme të atmosferës
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë