Protesta përpara Kryeministrisë/ Meta: Puna jo e mirëpaguar e zhvesh punëtorin nga dinjiteti!

May 1, 2022
1 minut lexim

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për protestën e zhvilluar sot përpara Kryeministrisë me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës.

Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit shkruan se kjo nuk mund të jetë vetëm një ditë feste, por një moment reflektimi për të gjitha kushtet e punës në Shqipëri.

Sipas Metës, puna jo e mirëpaguar, pa kontratë të rregullt dhe pa kontribute pensioni, e zhvesh punëtorin nga dinjiteti dhe e vendos në një marrëdhënie shfrytëzimi.

Postimi i Ilir Metës në Facebook:

1 Maji nuk mund të jetë thjeshtë një ditë feste, por një moment reflektimi për të gjitha ditët dhe kushtet e punës në Shqipëri.

Puna jo e mirëpaguar, pa kontratë të rregullt dhe kontribute pensioni, pa sigurim shëndetësor dhe të drejta për pushim me pagesë e zhvesh punëtorin nga dinjiteti dhe e vendos në një marrëdhënie shfrytëzimi.

Kjo situatë duhet të marrë fund!  Pasojat e rënda dhe afatgjata të pandemisë dhe luftës në Ukrainë, në veçanti rritja abuzive e çmimeve, e shtrojnë më me forcë këtë domosdoshmëri, në veçanti për rritjen e pagës minimale, garantimin e kushteve në vendin e punës dhe të çdo të drejte që siguron mirëqenie dhe drejtësi sociale.

Të dëgjojmë me përulësi zërin e punëtorëve!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sarri flet për njeriun e polemikave me tifozët

Story i radhës

Ja sa vite i mbushi Aziz Salihu! Gruaja i drejtohet me këto fjalë

Të fundit nga

ShkoLartë