Veturat do të largohen nga Qeveria, atëherë kur Qeveria do ta refuzojë propozimin francez. Rruga para qeverisë vazhdon të mbetet e bllokuar nga automjetet e qytetarëve të cilët pas protestës së mbrëmshme ,vendosën që natën ta kalojnë në hapësirë.
“Është e drejtë ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara, që secili ka të drejtë të përcaktohet çka dëshiron të bëhet, e jo t’ia përcaktosh në çka të dëshirojë”.
“Ne duhet të jemi të barabartë, ne kemi marrëveshje të fqinjësisë së mirë, nuk kemi nevojë të negociojmë fare. Ne duhet t’i bashkohemi Bashkimit Evropian si një popull i barabartë si të gjithë ata që janë anëtarësuar deri më tani” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar.
Mohimi i të drejtës për vetpërcaktim dhe kushtëzim të integrimit për mes fshierjes së pasurisë kulturore dhe historike nuk është pjesë e kritereve për anëtarësim në union komentojnë pjesmarrësit në protesta.
Protesta me moton “Ultimatum, Jo falaeminderit”, organizohen çdo ditë në ora 19.00.