Protesta para kryeministrisë, Rama takohet me fermerët

March 19, 2022
1 minut lexim

Teksa protestuesit kanë nisur marshimin drejt kryeministrisë, numri një i qeverisë Edi Rama ka nisur takimin me disa fermerë për paketën e rezistencës sociale.

Rama u shpreh se mund të shkohet shumë larg vetëm duke bashkuar forcat. Ai u shopreh se të ndarë në prodhim por të bashkuar në shitje është sekreti i suksesit.

“Mediat në të shumtën e herës prirëen për të dhënë lajme të këqija. Bujqësia jonë sot nuk ka asnjë krahasim me atë që ishte para 7-8 vitesh. Ajo ka problemet e veta. Patjetër që në sektorin e bujqësisë kemi ende një sfidë të madhe të hapur që është sfida e mentalitetit që në shumë zona na pengon të shkojmë përpara.

Në zona të tjera ka ndryshuar. Mund të shkohet larg vetëm duke bashkuar forcat. Secili ka tokën e vet por të gjithë së bashku koordinojmë forcat për atë që do mbjellin dhe shesin së bashku. Të ndarë në prodhim por të bashkuar në shitje është sekreti i suksesit në ato zona ku kemi prodhim intensive.

Aty ku kemi shumë ndarje ndeshemi edhe me fenomenin e hedhjes fare të prodhimit. Janë sasi të vogla dhe bëhet e pamundur për t’i shitur. Kur fermerët janë të ndarë grosistët i gjejnë të përçarë. Kur fermerët janë të bashkuar marrin edhe çmime të mira. Dua të them dy tre fakte që lidhen me bujqësinë”, tha Rama.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vëllaznimi vazhdon me fitore në Ligën e Parë

Story i radhës

​Kosova pa Strategji Sektoriale të Shëndetësisë, në MSh thonë se kanë krijuar grupet punuese

Të fundit nga

ShkoLartë