Protesta para bashkisë, Berisha fton qytetarët: Bashkohuni të gjithë! Shkallmimi i diktaturave nis kur ato humbasin…

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa fton qytetaret të marrin pjesë nëser në protestën para bashkisë Tiranë thotë se “ende jemi në vështirësi, pasi jemi në mes të luftës”.

I bindur për fitore, Sali Berisha thekson se sot shqiptarët kanë një opozitë të vërtetë.

Teksa e quan qeverisjen e Ramës regjim, ai thotë se ‘diktaturat shkallmohen dhe historia në mëson se shkallmimi i diktaturave nis kur ato humbasin kryeqytetin’.

“Diktaturat shkallmohen dhe historia në mëson se shkallmimi i diktaturave nis kur ato humbasin kryeqytetin.

Diktatura e Gedafit u shkallmua vetëm kur ai humbi Tripolin, kryeqytetin e Libisë.

Diktatura e Sadam Hysenit u shkallmua vetëm pasi ai humbi Bagdadin, kryeqytetin e Irakut.

Ashtu edhe Edi Rama, që sot ka më shumë pushtet se Ramiz Alia në vitin 1990, do shkallmohet sapo qytetarët të çlirojnë bashkinë e kryeqytetit nesër”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës

Por sot ende nuk e kemi fituar dhe kemi ende vështirësi pasi jemi në mes të luftës.

Por të paktën sot Shqipëria dhe shqiptarët kanë sy, kanë veshë, kanë një opozitë të vërtetë, kanë një parlament që kërkon llogari.

Ne do fitojmë! Të dashur miq, të gjitha këto beteja kanë pasur rëndësinë e tyre, por betejat më të rëndësishme gjenden para nesh.

Në këtë kuadër, beteja më e rëndësishme aktualisht është beteja e të premtes fitimtare.

Beteja jonë për të çliruar bashkinë e Tiranës nga politikani më i urryer, më i shpifur që shqiptarët që kanë pasur në tërë ekzistencën e tyre.

Pse është beteja e nesërme më e rëndësishme?

Sepse prej kohësh është faktuar se në Shqipëri vepron një diktaturë me bekimin e mafies më të rrezikshme ndërkombëtare, të kryesuar nga superspekulanti, armiku i egër i demokracisë shqiptare, Xhorxh Soros dhe djali i tij, Aleksis.

Të dashur miq, diktaturat na mëson historia, nuk ikin me votë, nuk ikin me drejtësi as salla gjyqi.

Diktaturat, drejtësinë e kanë armë të tyre, njëlloj siç ka sot narkoshteti, drejtësinë e re të Dumanëve dhe Zamanëve.

Por miqtë e mi, diktaturat shkallmohen dhe historia në mëson se shkallmimi i diktaturave nis kur ato humbasin kryeqytetin.

Diktatura e Gedafit u shkallmua vetëm kur ai humbi Tripolin, kryeqytetin e Libisë.

Diktatura e Sadam Hysenit u shkallmua vetëm pasi ai humbi Bagdadin, kryeqytetin e Irakut.

Ashtu edhe Edi Rama, që sot ka më shumë pushtet se Ramiz Alia në vitin 1990, do shkallmohet sapo qytetarët të çlirojnë bashkinë e kryeqytetit nesër.

Ne që shpëtuam PD-në, ne që shpëtuam pluralizmin në parlament, tani ora na thërret për të shpëtuar bashkinë e Tiranës.

Të gjithë të bashkia, fitore!

Story i mëparshëm

Maltretimi i qytetarëve të Kosovës në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Story i radhës

Hiqen dy prej anëtarëve të jurisë të përzgjedhur për gjyqin penal ndaj ish-presidentit Trump

Të fundit nga