Protesta në veri, policia thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme

December 22, 2022
1 minut lexim

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim të ri rreth situatës në veri të vendit, dhe protestës së paralajmëruar për sot në fshatin Rudarë në komunën e Zveçanit.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar gjatë kësaj proteste.

“Sot, në veri të Mitrovicës është paralajmëruar të mbahet një protestë/tubim, andaj lidhur me këtë Policia e Kosovës duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestës paqësore, sipas detyrës zyrtare kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe detyrave të përcaktuar sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Duke ditur rrethanat dhe situatën e brishtë të sigurisë të krijuar nga grupet kriminale në veri të vendit dhe tendencës për destabilizim të situatës, Policia e Kosovës fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjes së kësaj proteste, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”, thuhet në njoftim.

Tutje policia ka shtuar se angazhimet policore në forcimin e rendit dhe sigurisë publike, ofrimi sigurisë ndaj qytetarëve si dhe ndërmarrja e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në veri të vendit, do të vazhdojnë të mbesin ndër objektivat dhe detyrat primare të Policisë së Kosovës. 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Konfirmohen emrat e dy aktorëve të njohur që do të marrin pjesë në edicionin e dytë të “Big Brother Vip”

Story i radhës

Lirohet nga burgu “Gjarpri”, vrasësi serial famëkeq francez

Të fundit nga

Shqipëria pranohet zyrtarisht në SEPA

Shqipëria pranohet në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA). Vendimi është marrë sot nga Këshilli Europian i Pagesave dhe është njoftuar në Bankën e Shqipërisë. Më datë 13 qershor të
ShkoLartë