protesta ne tirane shenon diten e 93 te 6a95f754694f7

Protesta në Tiranë shënon ditën e 93-të

August 31, 2026
1 minut lexim

Protestues dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sërish sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 93-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë.

Tubimi nisi fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku pjesëmarrësit mbajtën pankarta dhe hodhën parulla me kërkesa politike, përfshirë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe reformimin e thellë të sistemit politik në vend.

Pas grumbullimit fillestar në sheshin qendror, protestuesit marshuan përgjatë bulevardit kryesor për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijuan tubimin përmes fjalimeve të njëpasnjëshme të aktivistëve.

Përfaqësuesit e protestës nënvizuan se do të vazhdojnë praninë e tyre në shesh deri në plotësimin e kërkesave.

Pas ndalesës dhe fjalimeve përpara selisë së qeverisë, tubimi ka vijuar dinamikën e tij lëvizëse.

Qytetarët kanë marshuar përgjatë disa prej akseve kryesore rrugore të Tiranës, duke ndjekur të njëjtin itinerar si në ditët e mëparshme.

“Revolucioni i Flamingoveve” nisi fillimisht si një lëvizje kundër ndërtimit të një resorti turistik në Zvërnec, por tashmë është shndërruar në një protestë politike.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deputeti i ldk se duhet konsultime ne parti per bekim sejdiun 6a95f6d40bb06
Lajmi i mëparshëm

Deputeti i LDK-së: Duhet konsultime në parti për Bekim Sejdiun

ngjarje e rende ne malin e zi tre te vrare ne nje poligon qitjeje policia ne kerkim te nje 30 vjecari rus 6a95f7b14ae25
Lajmi i radhës

​Ngjarje e rëndë në Malin e Zi, tre të vrarë në një poligon qitjeje – policia në kërkim të një 30-vjeçari rus

Të fundit nga

Penko” hap dyert për nxënësit nga Çairi

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani ka njoftuar se është arritur marrëveshje për pranimin në klasë të parë të nxënësve nga Çairi të cilët kanë vendbanim në afërsi të objektit të Shkollës Fillore
ShkoLartë