deputeti i ldk se duhet konsultime ne parti per bekim sejdiun 6a95f6d40bb06

Deputeti i LDK-së: Duhet konsultime në parti për Bekim Sejdiun

August 31, 2026
1 minut lexim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka folur për mundësinë që të votoj Bekim Sejdiun për president të Kosovës.

Sadiku, në një lidhje telefonike në “Debat Plus”, tha se qëndrimi i tij për këtë çështje varet nga vendimi i partisë.

“Varet prej partisë. Unë qëndroj, nëse LDK-ja dakordohet me bo këtë punë. Bekimin e njoh, është kandidat që i plotëson krejt kushtet. Shpresoj që ta shoh president”, tha Sadiku.

Ai theksoi se për një çështje të tillë duhet të ketë fillimisht dakordim brenda partisë dhe se kjo çështje nuk është diskutuar ende në Grupin Parlamentar të LDK-së.

“Pa u marrë vesh brenda partisë, edhe babën tem me pasë duhet me konsultu me partinë. Nuk është diskutu brenda Grupit Parlamentar”, deklaroi Sadiku.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

penko hap dyert per nxenesit nga cairi 6a95e04f71f54
Lajmi i mëparshëm

Penko” hap dyert për nxënësit nga Çairi

protesta ne tirane shenon diten e 93 te 6a95f754694f7
Lajmi i radhës

Protesta në Tiranë shënon ditën e 93-të

Të fundit nga

Mamdani pret Trumpin në Gracie Mansion

Kryetari i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, do të presë të hënën, 21 shtator, Presidentin Donald Trump në Gracie Mansion, rezidencën zyrtare të kryetarit në Upper East Side. Takimi, i konfirmuar të dielën
ShkoLartë