ngjarje e rende ne malin e zi tre te vrare ne nje poligon qitjeje policia ne kerkim te nje 30 vjecari rus 6a95f7b14ae25

​Ngjarje e rëndë në Malin e Zi, tre të vrarë në një poligon qitjeje – policia në kërkim të një 30-vjeçari rus

August 31, 2026
1 minut lexim

Tre persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri sot në Danilovgrad të Malit të Zi, ndërsa autoritetet kanë nisur kërkimet për një shtetas rus, 30-vjeçarin Mihail Shabunin, i dyshuar si autor i ngjarjes.

Viktimat janë identifikuar si Petar Globareviç, 24 vjeç, nga Podgorica, Momir Radonjiç, 67 vjeç, nga Danilovgradi, dhe Nemanja Kapor, 20 vjeç, nga Podgorica. Të tre punonin në poligonin e qitjes “Češka Zbrojevka”, në zonën përreth Danilovgradit.

Sipas dyshimeve të autoriteteve, pas krimit Shabunin mund të jetë larguar me një automjet tip “Seat Cordoba”, i cili rezulton në pronësi të babait të njërit prej viktimave, shkruan Top Channel. 

Policia malazeze vijon kërkimet për kapjen e të dyshuarit, i cili dyshohet i armatosur. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të njoftojnë menjëherë policinë nëse e shohin ose kanë informacion mbi vendndodhjen dhe lëvizjet e tij.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

protesta ne tirane shenon diten e 93 te 6a95f754694f7
Lajmi i mëparshëm

Protesta në Tiranë shënon ditën e 93-të

zekerija berisha vlen voton per projekte zhvillim dhe nje shkup me funksional 6a95fb21efb20
Lajmi i radhës

Zekerija Berisha: VLEN voton për projekte, zhvillim dhe një Shkup më funksional

Të fundit nga

Protesta në Tiranë shënon ditën e 93-të

Protestues dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sërish sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 93-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë. Tubimi nisi fillimisht në sheshin

Penko” hap dyert për nxënësit nga Çairi

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani ka njoftuar se është arritur marrëveshje për pranimin në klasë të parë të nxënësve nga Çairi të cilët kanë vendbanim në afërsi të objektit të Shkollës Fillore
ShkoLartë