Protesta në Tetovë, gazetari Furkan Saliu përplaset me policinë (VIDEO)

August 16, 2023
1 minut lexim

Protesta para Gjykatës themelore TETOVË lidhur me Spitalin modular në Tetovë ku humbën jetën 14 persona, gazetari Furkan Saliu u përplas me policinë që mbronte objektin e Gjykatës. Në një moment policia ndaloi protestuesit të ngjitnin pankartat e tyre në shenjë proteste, por gazetari Saliu nuk ju bind urdhërave të policisë duke theksuar se nuk duhet të mbrohen kriminelët për 14 viktimat e Spitalit Modular të Tetovës, përcjell TS.

Nga ana tejtër organizatorët “Iniciativa Më Mirë Për Tetovën” shpalosi edhe kërkesën e tyre para Gjykatës themelore TETOVË  duke thënë se për 5 vite, ka 4 tragjedi, 97 viktima dhe ZERO ditë burg.

“Sot jemi mbledhur para Prokurorisë dhe Gjykatës për të shprehur mllefin e qytetarëve për manipulimin dhe shtrembërimin e procesit gjyqësor për tragjedinë e 8 shtatorit, ku u dogjën të gjallë 14 bashkëqytetarë tanë.

Për 5 vite, kemi 4 tragjedi, 97 viktima dhe ZERO ditë burg. Prandaj edhe besimi në sistemin e drejtësisë të këtij shteti është ZERO. Jeta e qytetarëve është bërë peng i pazareve dhe tendereve pa kritere.
U pa se korrupsioni vret.

Nga ky proces u vërtetua që Prokuroria dhe Gjykata janë pjesë dhe mbrojtës të krimit të organizuar që e mban peng shtetin.

Kërkojmë nga Qeveria që urgjentisht ta shkarkojë Kryeprokurorin Joveski dhe ai bashkë me prokurorët tjerë të përfshirë në këtë vepër monstruoze të përgjigjen penalisht.

Kërkojmë të gjykohen dhe dënohen fajtorët e vërtetë, përfshirë edhe politikanët që në kundërshtim me ligjin, tenderin për ndërtim ia kanë dhënë kompanisë Brako.

Pa drejtësi nuk do të ketë qetësi!” u shpreh organizatorja e protestës./TS/

 

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tentoi t’i merrte me dhunë varësen e floririt një vajze në kishë, pranga ‘skifterit’ në Elbasan

Story i radhës

Krimi bie në 5.4% në vitin 2023 në Itali

Të fundit nga

ShkoLartë