​Protesta në Malin e Zi, BE bën thirrje: Normalizoni situatën në vend, duhet konsensus

November 29, 2022
1 minut lexim

Për të tretën herë gjatë këtij muaji, para Parlamentit të Malit të Zi u mbajt protestë me sloganin “Ne ekzistojmë”, ku morën pjesë mijëra qytetarë të cilët kërkojnë tërheqjen e amendamenteve të Ligjit për presidentin, zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Protestuesit kënduan himnin kombëtar të Malit të Zi, bartën flamuj të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe mbajtën pankarta me mesazhe sikurse “Për Malin e Zi, për BE-në”, “Nacionalizmi është i shfrenuar dhe aty bie Kushtetuta”, “Nuk do t’i bëjmë gati valixhet” e të ngjashme.

Organizatorët thanë se Mali i Zi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë në shitje. Protestuesit i thanë kryeministrit të Qeverisë në detyrë, Dritan Abazoviq, se hyrja e Malit të Zi në nismën rajonale “Ballkani i Hapur”, do të ishte e papranueshme dhe se Mali i Zi duhet të hyjë në BE dhe jo në “botën fantazmë serbe”, siç e quajtën ata këtë nismë rajonale.

Pas fjalimeve para protestuesve, qytetarët parakaluan nëpër Podgoricë, dhe tubimi u përmbyll pa ndonjë incident. Në protestë u dëgjuan brohoritje kundër Abazoviqit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lidhur me situatën ka reaguar Bashkimi Europian, i cili ka bërë thirrje Malit të Zi që t’i japë menjëherë fund bllokadës së institucioneve dhe të normalizojë situatën në vend.

“Kujtojmë dhe këmbëngulim që të gjithë aktorët politikë të përmbahen nga çdo veprim që mund të thellojë krizën institucionale në vend dhe të dëmtojë funksionimin e institucioneve demokratike. Ata duhet t’i japin përparësi konsensusit”, ka thënë zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkrimtari serb: Njohja e Kosovës nga Serbia do të ndodhë, herët ose vonë

Story i radhës

U vesh si Marge Simpson për Halloween, Cardi B rrezikon të paditet

Të fundit nga

ShkoLartë