Protesta në ditën e 5-të përplotë tensione, çka po e pret Maqedoninë e Veriut?!

min lexim

Në Shkup përfundoi mbrëmë protesta e pesta me radhë kundër propozimit francez për heqjen e vetos bullgare që i hap rrugë Maqedonisë së Veriut për nisjen e negociatave me BE-në.

Sërish skenari dhe lëvizje e ngjajshme e protestuesve të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, por në vijat e para aktive edhe partia “E Majta”, përcjell INA.

Por, protesta që u mbyll vonë e qetë, në orët e mbrëmjes përpak të eskalonte, në një incident që ndodhi në sheshin “Skenderbeu”. Në rrethana deri tani të panjohura, eksaloi incidenti mes një pjese të turmës që po lëvizte nga Qeveria në drejtim të Ministrisë së Jashtme, përmes bulevardit që përshkon Çarshin e Shkupit dhe sheshin “Skenderbeu”.

Incidenti eskaloi kur një person ishte i armatosur, dhe që po përballej me protestuesit. Ai në një moment ka shtënë edhe me armë, që më pas është neutralizuar nga ana e forcave policore. Protestuesit më pas nga Ministria e Jashtme janë drejtuar tek Parlamenti, ku kanë gjuajtur me fishekëzjarre dhe bomba tymuese, dhe që dy policë janë lënduar. Më pas protestuesit janë shpërndarë, ndërkohë, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski theksoi se edhe nesër do vijoj protesta dhe bëri thirrje për përkrahje sa më masive.

Ndërkohë, dita e pestë e protestës ka përfunduar me akuza të rënda mes partive politike. LSDM dhe BDI akuzuan se incidenti tek sheshi “Skenderbeu” ishte një skenar nga koalicioni VMRO-ASH-Levica për të tensionuar situatën dhe për të nxitur tensione ndëretnike. Ndërkohë, nga ASH dhe Lëvizja BESA kanë theksuar se skenaret e tilla pikërisht po inskenohen nga ana e pushtetit, gjegjësisht koalicionit LSDM dhe BDI.

Story i mëparshëm

Tare konfirmon ekipin e ri të Muriqit

Story i radhës

Pas Ukrainës, Rusia kërcënon edhe Amerikën – synon pushtimin e këtij territori

Të fundit nga