Protesta kundër paraleles shqipe në Idrizovë, Shaqiri: Nuk cenohet asnjë e drejtë e tyre kushtetuese

October 4, 2023
1 minut lexim

Disa prindër maqedonas sot pritet të protestojnë kundër hapjes së paraleles shqipe në sh.f. “Njegosh”, përcjell TV21. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri thotë se kryetari i komunës së Gazi Babës duhet të iu shpjegojë të njëjtëve se nuk cenohet e drejta kushtetuese e tyre, nëse i mundësohet një etnie tjetër mësimi në gjuhën amtare, që është e garantuar me Kushtetutë.

“Për këtë të drejtë kushtetuese që kërkohet, që fëmijët të mësojnë në gjuhën e tyre amtare, nuk cenote asnjë e drejtë e gjithë secilit tjetër”, tha mes tjerash Shaqiri.

Ndryshe, nxënësit shqiptarë në sh.f. “Njegosh” janë të detyruar që mësimin pas klasës së VI ta ndjekin në shkolla tjera, prindërit kërkojnë që të hapet paralele, në mënyrë që fëmijët të vijojnë mësimin në gjuhën shqipe edhe pas klasës së VI. Ministri Shaqiri thotë se do të financojnë ndërtimin e hapësirave shtesë, deri në zgjidhjen përfundimtare për ndërtimin e një shkolle të re për nxënësit shqiptarë nga rajoni i Idrizovës./tv21.tv

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Abdixhiku: 40 mijë banorë të Prishtinës po bëhen me ngrohje qendrore për herë të parë

Story i radhës

OKB: Rreth 2 milionë njerëz janë të zhvendosur brenda vendit në Mianmar

Të fundit nga

​Verstappen mund të pezullohet nga GP

Max Verstappen është në prag të një pezullimi nga një garë në Formula 1, pas një incidenti të diskutueshëm me George Russell gjatë Çmimit të Madh të Spanjës të dielën e një
sqmken
ShkoLartë